Engel: Zgjedhjet sprovë për
Kosovën, dilni e votoni të dielën

Engel: Zgjedhjet sprovë për<br />Kosovën, dilni e votoni të dielën
Një ditë para zgjdhjeve të parakohshme parlamantare në Kosovë, Kongresmeni demokrat amerikan, Eliot Engel, është shprehur se zgjedhjet e datës 8 Qershor janë një sprovë për Kosovën.
 
Ai është shprehur se beson në zgjedhje të qeta, demokratike, të lira, dhe transparente. Në një intervistë  për INA, ai i ka bërë thirrje popullit të Kosovës që për të dalë masivisht në zgjedhjet parlamentare ditën e dielë në Kosovë.
 
“Zgjedhje të tilla, do të avancojnë democracinë e Kosovës dhe do të shtojnë suksesin e shënuar, përballë sfidave që e presin Kosovën,”- ka thënë Engel, duke shtuar se “Marrëdhëniet mes SHBA dhe Kosovës janë nga më të mirat dhe në Kosovë shqiptarët janë të bindur se Prishtina ka një mik dhe aleat sic janë Shtetet e Bashkuara. Unë jam i bindur, thotë ai se SHBA do të vazhdojë të qëndrojnë me Kosovën në demokratizimin e mëtejshëm të saj, zhvillimin dhe lulëzimin, e saj-gjithnjë, e më të integruar me strukturat Euro-Atlantike."
 
I pyetur në lidhje më sfidat me të mëdha për të ardhmen e istitucioneve të Kosovës ai tha: “Duke patur parasysh, se ku ishte Kosova një vit më parë, unë besoj se progresi i saj është i dukshëm, por, krahas arritjeve të saj, për Kosovën mbeten sfida të tilla si, papunësia, e cila është ende e lartë, ndërsa korrupsioni, besimi ndëretnik dhe bashkëpunimi mbeten një shqetësim tjetër”.
 
Së fundi, ai u shpreh se Kosova duhet të vazhdojë punën e saj për të konsoliduar demokracinë dhe sigurinë për t’u integruar plotësisht në institucionet Euro-Atlantike.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar