Enkel Demi "harron" Mesilën, e joshin brunet!

Në festa apo pritje të ndryshme, ndodh që shumë prej personaliteteve VIP mund të tërhiqen nga fytyrat e reja dhe krejt të panjohura, sidomos kur ato janë edhe të bukura. Kjo ndoshta ka qenë arsyeja që gazetari i televizionit Klan, Enkel Demi ka ngelur paksa i befasuar nga kjo vajzë brune, e cila ndodhet vetëm një hap larg tij. Ajo ngjan vërtet “një mollë e ndaluar” për syrin e Demit. I gjendur në këtë situatë, Enkeli duket se ka zbuluar një anë tjetër të tij: faktin që e tërheqin edhe brunet, pasi siç edhe e dimë gruaja që ka në krah deputetja Mesila Doda është një bjonde sharmante plot 24 karatë. Fundja, shumë njerëz arrijnë të zbulojnë në vetvete disa gjëra që nuk i kanë njohur më parë të preferencat e tyre. Aq më tepër që kjo duket kaq qartë sesi ai ndan sytë vajzës bukuroshe, më të cilën i ka rënë për hisë të ndodhet në një eveniment. Ndoshta në ato çaste deputetja e PD-së, njëkohësisht edhe gruaja e Demit nuk ndodhet në të njëjtin vend me të, prandaj edhe ai guxon t’u hedhë vështrime vajzave të tjera...!

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari