Enno Bozdo akuza qeverisë për situatën energjetike: Do i japin 65 mln € anijeve me qira pa i vënë në punë! Shitën energjinë me 10 lekë dhe e blenë 3-fish më shtrenjtë

Anëtari i Kryesisë të PD së Sali Berishës, Enno Bozdo ka hedhur akuza ndaj qeverisë se nuk ka arritur të menaxhojë siç duhet Kaskadën e Lumit Drin. Bazuar në raportin e KLSH, Bozdo thotë se qeveria shiti të gjithë energjinë me 10 lek, dhe u detyrua ta blejë po atë sasi energjie me 30 lekë brenda harkut kohor të tre muajve.

Bozdo përmend edhe anijet me qira, për të cilat thotë se ndosin Vlorën dhe nuk bëjnë asgjë teksa qiraja ditore është 90 mijë euro. Sipas tij, shqiptarët do paguajnë rreth 65 milionë euro në total, pa u vënë asnjëherë në punë. Bozdo thotë se SPAK nuk i sheh këto veprime të qeverisë që po varfërojnë popullin shqiptar.

Reagimi i Bozdos

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit, pasi ka audituar menaxhimin e Kaskadës së Lumit Drin, konkludon se gjatë periudhës maj-gusht 2021, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, në kundërshtim me rregulloren, zbrazi thuajse të gjithë rezervën energjetike të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.

Raporti saktëson se në muajt maj-tetor të vitit 2021, rezerva energjetike e Kaskadës së Drinit u zvogëlua me mbi 3 herë, nga 1400 GWh në 440 GWh.

Gjatë kësaj periudhe, KESH furnizoi OSHEE-në me 30% të të gjithë sasisë së kontraktuar për vitin 2021. Çmimet e energjisë në bursë në këtë periudhë nuk e kalonin nivelin e 60 euro për MWh.

Por në tetor, pasi nuk ishim me asnjë pikë uji në rezervuaret e HEC-eve, çmimet në tregun botëror ishin thuajse trefishuar.

Pra, për ta thjeshtuar, shitën të gjithë energjinë me 10 lek, dhe u detyrua ta blejmë po atë sasi energjie me 30 lekë brenda harkur kohor të tre muajve. Në vetëm tre muaj, shqiptarët u varfëruan 3 herë dhe sigurisht dikush tjetër u pasurua 3 herë.

Faji, sipas Ramës është i yjeve, por aspak i qeverisë. Edi Rama i ftoi shqiptarët të kenë solidaritet me qeverinë e tij, por ai nuk u tha atyre se qeveria e tij boshatisi pa asnjë shkak rezervuaret e HEC-eve në Drin. Ai nuk u tha shqiptarëve se në qoftë se kjo nuk do të kishte ndodhur, rezerva jonë energjetike do të ishte në maksimum, e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e brendshme, por edhe për të eksportuar energji me çmime të larta jashtë vendit.

Në vend të kësaj, fajin ia vuri luftës, pandemisë dhe kujdo tjetër.

Por nuk mbaron me kaq. Për të përballuar dëmin e kësaj hajdutërie, qeveria i dha KESH-it 360 milionë euro nga paratë tona. Ndërkaq Rama u kujdes që ata që shkaktuan këtë katastrofë financiare, të ruanin pozicionet drejtuese në KESH. Solidariteti mes hajdutëve funksionon gjithmonë.

Pavarësisht kësaj, KESH doli me humbje prej 230 milion eurosh edhe në vitin 2022. Në total, për të siguruar energjinë që na duhej, gjatë vitit 2021 dhe gjashtëmujorit të parë 2022, Shqipëria shpenzoi rreth 690 milionë euro energji.

Ndërkaq, dy anijet “shpëtimtare” që do të ndosin Vlorën duke prodhuar energji, qëndrojnë ende të ankoruara në Portin e Vlorës pa bërë absolutisht asgjë. Qiraja ditore që shqiptarët paguajnë për këto dy anije është rreth 90 mijë euro në ditë, dhe në fund të periudhës dy vjeçare, ne do të paguajmë rreth 65 milionë euro në total, pa u vënë asnjëherë në punë.

Ja pra, këto janë faktet lakuriq. Sepse mbreti ka kohë që është lakuriq, por SPAK nuk e sheh. 

Cikli “pushtet për të vjedhur para’ dhe para’ për të blerë pushtetin” do të marrë fund.  Për shkak të këtij cikli, shqiptarët u varfëruan, u poshtëruan dhe u përzunë nga vendi. Nuk ka më asnjë mundësi, me apo pa McGonigal-ë, me apo pa media të blera, me apo pa “çunat e mirë” të krimit, të mposhtësh Shqiperinë dhe shqiptarët. Nga Jugu në Veri, nga Drini në Vjosë, shqiptarët e plaçkitur duhet t’i dalin zot Shqipërisë së përdhunuar!

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër