Eno Bozdo: Veliaj të nisë punën
me 3 projektet që bllokoi Rama 

Eno Bozdo: Veliaj të nisë punën<br />me 3 projektet që bllokoi Rama 
TIRANË - Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo nëpërmjet një deklarate për mediat u shpreh se Erion Veliaj nuk tha asgjë për “konkursin e betonizimit të Sheshit Nënë Tereza”, - siç e ka quajtur ai konkursin për shpalljen e projektit fitues për transformimin e hyrjes tek Parku i Liqenit. Projekti fitues i cili do të shpallet në shtatorë do të përfshijë edhe transformimin e Sheshit Nënë Tereza.

Bozdo tha se  Veliaj duhet ta fillojë punën ndërtimin e tre veprave të mëdha që sipas tij i bllokoi Edi Rama në 2 vitet e fundit, të cilat janë Bulevardi, Terminali dhe Menaxhimi i Mbetjeve. 

Deklarata e plotë e Eno Bozdos
“Veliaj ende asnjë fjalë për konkursin e betonizimit të Sheshit Nënë Tereza. Qytetarët e Tiranës kanë ditë që presin një përgjigje nga Veliaj. Turravrapi i tij, siç ka nisur, duket se do të jetë i pafat për kryeqytetin. Dhe meqenëse kërkon të dijë për 3 prioritetet, ateherë është mirë të fillojë nga 3 bllokimet që Rama i bëri për 2 vite, veprave të mëdha për Tiranën: Bulevardi, Terminali dhe Menaxhimi i Mbetjeve.  Por, më parë ti kërkojë një falje të madhe Kryeqytetit dhe qytetarëve për dënimin kolektiv!”, - tha Bozdo
 
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje