Enrika Derza: Monotonia më drejtoi tek “The Voice”

Enrika Derza: Monotonia më drejtoi tek “The Voice”
E shtyrë nga dëshira për të provuar diçka të re dhe për të dalë nga monotonia e përditshme Enrika Derza, vajza e vogël nga Shkodra iu drejtua plot frikë dhe kureshtje formatit të “The Voice of Albania”. Finalistja më e vogël vetëm 15 vjeç, u cilësua nga trajnerët si “fenomeni” i edicionit të parë të “The Voice”, kjo për shkak të moshës së re dhe potencës së saj në vokal. Enrika rrëfen për suplementin “Thashethem” ndjesitë gjatë konkurimit, pritshmëritë e saj si dhe planet e dëshirat për të ardhmen. Ajo e sheh muzikën si pjesë të saj por nuk lë pa përmendur edhe pasione të tjera si dëshira për të vazhduar studimet në fushën e biznesit.


Kur nisi lidhja juaj me muzikën ?

Lidhja ime me muzikën ka nisur vitet e fundit, fillimisht ishte thjesht një dëshirë fëminore pa ndonjë bazë ,por që rritej dita ditës.


Cilat ishin arsyet që iu shtyn të merrnit pjesë në “The Voice”?

Dëshiroja t’i largohesha pak monotonisë së përditshme dhe të provoja veten time në fushën e artit.

Cilat ishin ndjesitë tuaja kur ishit të Blind audition?

Blind audition ishte dalja ime e parë në skenë dhe sigurisht ndjenjat që mbizotëronin ishin frika dhe pasiguria.

Përmbushi “The Voice” pritshmëritë tuaja ?

Po, deri diku i përmbushi.

Në qoftë se do të kishit mundësi të riktheheshit në këtë eksperincë televizive çfarë do të bënit ndryshe?

Nuk do të bëja asgjë ndryshe. Gjithçka ishte perfekte dhe në vendin e kohën e duhur.

Mendoni se mosha juaj ka qenë një faktor pozitiv apo negative në ecurinë tuaj në këtë konkurim ?

Pak rëndësi kishte mosha, pavarësisht se është përfolur shumë. Thjesht ka një anë negative që zëri në këtë moshë nuk është plotësisht i pjekur dhe i formuar. Duke mos lënë pa përmendur eksperiencat të cilat mua më mungonin totalisht.

Cili ishte konkurenti të cilit i druheshit më shumë ?

Nuk i druhesha askujt për vetë faktin se nuk isha e aftë të jepja një gjykim profesional për asnjërin. Për këtë arsye nuk kisha si t’a kuptoja kujt t’i druhesha më shumë . Për mendimin tim ishin të gjithë të mirë dhe të veçantë.

Ruani ende raporte me pjesëtarët e “The Voice”?

Po,sigurisht që ende ruaj raporte me ta.

Me cilët i keni lidhjet më të forta?

Kryesisht me Elisin dhe Xheraldinën. Por pa anashkaluar edhe Fabiolën,Melisën,Arildën e shumë të tjerë.

Po përsa i përket trajneres tuaj Miriam Cani vazhdoni t’i ruani lidhjet?

Po,madje ruajmë raporte të shkëlqyera. Kohët e fundit po punojmë së bashku për pjesmarrjen dhe performancën time në Top Fest.

Do të vazhdoni të zhvilloni interesin tuaj në fushën e muzikës?

Po,them se do ta vazhdoj. Mendoj se pjesmarrja ime në “The Voice” ishte një eksperiencë që më bëri ta marr më seriozisht rrugëtimin tim artistik, kështu që do ta provoj!


Si e shihni veten pas “The Voice of Albania”? Sa ndikoi ky kompeticion në rritjen tuaj profesionale?

Ka ndikuar shumë në rritjen time profesionale madje e kam shprehur këtë edhe më parë , kam mësuar shumë nga ky konkurs.

Cilat janë fushat e tjera që iu interesojnë ?

Në të ardhmen do të doja të mësoja më shumë mbi fushën e biznesit.

Mendoni t’i vazhdoni studimet tuaja në këtë fushë?

Po, do të vazhdoj shkollën për biznes.

Keni patur oferta pune në fushën e muzikës?

Po, kam patur disa oferta këtu në Tiranë.

Cilat kanë qenë ofertat e punës që iu kanë tunduar më shumë?

Në fakt nuk janë tamam oferta për punë në kuptimin e parë të kësaj fjale .Janë më shumë oferta nga kompozitorë të ndryshëm për bashkëpunime e të tjerë.

Mund të na flisni për projektet tuaja më të afërta përsa i përket muzikës?

Së shpejti do të marr pjesë në Top Fest si dhe kam shumë dëshirë që të hedh në treg një album i cili do të jetë ndryshe nga ata që shohim dhe dëgjojmë çdo ditë.

E shihni më shumë veten në Tiranë pas “ The Voice”?

Po e shoh sepse është pak e vështirë dhe e lodhshme të bësh vajtje ardhje kaq shpesh nga Shkodra. Përsa i përket Tiranës je më afër aktiviteteve,mediave dhe shmang rraskapitjen e udhëtimit, gjë e cila ndikon negativisht edhe në zë.


  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane