Këngëtari me famë botërore, Enrique Iglesias dhuroi një shoë të paharrueshëm për të gjithë fansat e tij në Shqipëri. Për rreth dy orë, ylli latin, e ndezi skenën e ngritur në sheshin 'Skënderbej' që ishte mbushur plot me njerëz që e pëlqejnë muzikën e tij. Duke pritur momentin që Iglesias do ju afrohej pranë, ata kënduan së bashku në kor të gjitha hitet si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Heart Attack”, etj.
Kjo ardhje për herë të parë në Shqipëri e yllit të muzikës botërore, nuk mund të ju ikte fansave të zjarrtë në vendin tonë, pavarësisht biletave me çmime të majme, ku më e lira kushtonte 28 euro. Posaçërisht për të ndjekur Iglesias në Tiranë mbërritën edhe shumë të huaj.
“Jam fans i Enrique Iglesias prej 15 vitesh. Kemi parë një postim në Facebook, premë biletat dhe erdhëm nga Gjermania këtu në Shqipëri. Na pëlqen shumë gjithçka dhe këtu, ushqimi, njerëzit”, tha një fans nga Gjermani.
“Jam nga Rumania. Erdhëm me makinë këtu, vetëm për Enrique Iglesias”, tregoi një tjetër.
“Jam nga Belgjika. Jam fanse e tij prej vitit 1999. Prej 24 vitesh fanse. Pagova 98 euro për biletën dhe nuk është shumë. Kam qenë në 19 koncerte të Enrique Iglesias”, tha një tjetër.
Gjatë performancave të shumta, ylli botëror nuk la pa bërë me duar edhe simbolin e vendit tonë, shqiponjën. Por, duket se kjo nuk ishte e vetmja surprizë, pasi Iglesias kishte mësuar dhe një fjalë shqip. Me një gotë pijeje në dorë, në fund ai tha ‘gëzuar’ në shqip.
Përpara se të niste performancën në shesh, Iglesias u takua edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dhuroi çelësin e qytetit. Pas këtij koncert, një tjetër yll i muzikës latine, Ricky Martin do të mbajë koncert në Tiranë, më 20 korrik.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7734
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit
24 Nëntor, 12:22
-
Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar
24 Nëntor, 10:58
-
Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona
24 Nëntor, 09:55
-
'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë! Djali im në intubim, ka 5 plagë në trup
24 Nëntor, 09:20
-
'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025
24 Nëntor, 07:20
-
Rikthehet 'Parada Shqiptare' më 28 Nëntor në Tiranë! 300 grupe artistike nga Diaspora do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar
23 Nëntor, 15:48
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
23 Nëntor, 09:43
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Tiranë/ Policia po zhvillon operacion kundër lojërave të fatit, kapen disa persona
22 Nëntor, 21:19