Njoftim
Shoqëria OST sh.a me shkresën nr. 1829 Prot., datë 24.03.2014, ka dërguar në ERE kërkesën për rishikimin nenit 5.1 të Rregullave për Alokimin e Kapaciteteve të Interkonjeksionit. Për sa më sipër ERE në mbështetje të nenit 26, të Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave të saj, të miratuara me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s, nr. 21, datë 18.03.2009, të ndryshuar, është në fazën e rishikimit të Rregullave të Alokimit të Kapaciteteve të Interkonjeksionit”.
Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes mbi këtë çështje, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 15 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit.
Draftin e propozuar nga shoqëria OST sh.a mund ta gjeni pranë zyrave të ERE-s, në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” Nr. 10, pranë Qendrës Gjeofizike, Kati III, Tiranë.
KRYETARI I ERE-s
Petrit AHMETI












