TIRANE- Enti Rregullator i Ujit ka miratuar dje përfundimisht tarifat e rritura për ujin e pijshëm për Tiranën. Konsumatorët familjarë nga 33 lekë për metër kub që paguajnë aktualisht, në vitin 2012 do të paguajnë 45 lekë, ndërkohë që rritja ishte propozuar nga ndërmarrja e Ujësjellësit në 55 lekë.
Entet buxhetore nga 110 lekë, do të paguajnë 120 lekë për metër kub, entet private nga 120 lekë që paguajnë aktualisht do t'i nënshtrohen tarifës prej 135 lekësh. Furrat e bukës do tarifohen 5 lekë më shumë. Po ashtu rritje ka pësuar edhe tarifa e shërbimit për popullatën dhe entet buxhetore e private. Tarifat e miratuara janë në nivele të ulëta krahasuar me tarifat e propozuara nga UKT-ja.
/Shqiptarja.com