Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit
Nr._____Prot Tiranë më __.02.2018
Gazeta _____________
Gazeta _____________
Njoftim
Me vendimin nr. 30, datë 09.02.2018, Bordi i ERE ka vendosur “Fillimin e procedurës për disa ndryshime në marrëveshjen për shërbimin e shpërndarjes së energjisë elektrike ndërmjet operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE) sh.a dhe furnizuesit të energjisë elektrike”.
Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes mbi këtë çështje, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 15 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit.
Draftin e Marrëveshjes së sipërcituar, mund ta gjeni në faqen tonë të web-it: www.ere.gov.al në seksionin Konsultime.
KRYETARI
Petrit AHMETI
Ky njoftim të publikohet për 3 ditë me radhë duke filluar nga data __ Shkurt 2017.