Enton Panariti çel ekspozitën 'Hapësirë, forma dhe ngjyra', realizime të 10 viteve të fundit (VIDEO)

Realiteti edhe ëndrra shkrihen së bashku në tablotë plot ngjyra të piktorit të njohur Enton Panariti. “Hapësirë, forma, ngjyra” është ekspozita personale që ka çelur artisti në Muzeun Historik Kombëtar. Janë tablo të realizuara gjatë dhjetë viteve të fundit, në të cilat artisti sjell interpretimin e tij për ngjyrat dhe hapësirën, duke sjell kontrastet që krijojnë e kuqja, bluja, e verdha, bardhezija, kur kthehen në dritë. Sjell vet diellin e Mesdheut, objektet, por edhe ngjarjet që mund ta kenë ngacmuar sadopak në ecejaket, që ka bërë gjatë ditës.

Enton Panairiti, piktor: “Faktikisht është një ekspozitë për të cilën kam punuar dhjetë vite. Është më tepër në për mënyrën se si ngjyra rri në hapësirën e saj, se çfarë kontrastesh krijon kur kthehet në dritë. Është edhe mënyra se si unë e shikoj hapësirën, ngjyrën edhe dritën. Realiteti ka efektin e vet, por nganjëherë është më mirë që ta interpretosh në mënyrën tënde, sesa të paraqesësh atë ashtu siç e sheh. Ndonjëherë edhe duhet që të kesh aftësi interpretuese, për ta kthyer dhimbjen, gëzimin në art. Unë çdo gjë që e kam këtu është pjesë e një realiteti”.

Në çeljen e ekspozitën merrnin pjesë edhe miqtë e piktorit dhe dashamirësit e artit të tij.

Leonard Bombaj, regjisor: “Ajo që më pëlqen është që në radhë të parë jo vetëm që më ngelën sytë në disa piktura, por nisa që të shikoj veten time. Nisa të dialogoj me pikturën. Pikturat e Entonit janë shumë interesante, sepse sa herë i sheh ato ndryshojnë, jo vetëm në ngjyra, por edhe në teknika”.

Eni Feruli, psikologe: “Është shumë e thellë, që të zbulosh pikturat e Entonit, por vura re diellin e Mesdheut dhe trishtimin e Ballkanit. Pikturat e tij, të përcjellin një magji, që në pamje të parë të jep një emocion, që ndryshon kur e sheh më në thellësi”.

Lorenc Vangjeli, analist: Secili nga ne është e shkuara e tij, e shkuara e miqve të tij, e dashurive të pathëna, e flirteve të pakryera, e puthjeve të pathëna, e pamundësisë. E pamundësisë edhe e ëndrrës, që i afron të gjitha këto bashkë. Unë besoj fortë se secili nga ne mban në kurriz arkivolin e familjes së tij, kjo është edhe një shenjë që ne mund t’ja përcjellim së nesërmes, me apo pa ne, me ngjyrat apo në bardhezi, si në pikturat e Enton Panaritit”.

Ekspozita vazhdon që të qëndrojë hapur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë