Entuziazëm në Facebook:Edi Rama
lideri i shqiptarëve, burrë shteti

Entuziazëm në Facebook:Edi Rama<br />lideri i shqiptarëve, burrë shteti
TIRANË - Një entuziazëm i jashtëzakonshëm ka shpërthyer në faqet sociale në Facebook pas fjalimit të Kryeministrit Edi Rama. Fjalet kryesore janë: burrë shteti, lideri i vërtetë dhe i munguar i shqiptarëve, fituam një lidër, nuk ka më urdhra për të vrarë protestuesit, por respektohen dhe dëgjohen. Edhe pse megjithë protestat gjithë pakënaqësi këto ditë, ndaj Ramës nuk para u lexuan apo dëgjuan sharje qoftë në protestë apo në Facebook. As ndaj SHBA, por vetëm: Thuaj jo, thuaj jo armëve kimike, Shqipëri etnike pa armë kimike etj. Madje për pak minuta është postuar edhe një poezi, e cila i referohet pikërisht fjalimit të refuzimit të asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri.
Por disa orë më pas kanë nisur edhe analizat e pendimet e para, se mos me kete mohim ndaj planit nderkombetar Shqiperia gabimisht humbi.

KOMENTE TË SHQIPTARËVE NË FACEBOOK:
....kur do ta kuptoj POPULLI Shqiptar qe...NUK behet shaka me ''MIELLIN'' e ''GJERMANIT''?......(me vone do ta kuptoni se sa SHUME do na kushtoje k'jo JO-ja e sotme)...

Duhet te dalim ne proteste me parullen "Shkarkoni Endri Fugen". Nje fiasko komunikimi i qeverise shqiptare, i perfunduar me nje "jo" populiste per arsye qe askush nuk i mori vesh!

Mbase humbem besimin e USA, por fituam nje kryeminister demokrat!
 
Doli e foli Lul karrota dhe mbajti fjalimin e fitores. Prandaj e konsideroj fitore e turrmave te Sali zagarit dhe klyshve te tij.

LE TA LEXOJNE ATA E TE MESOJNE SE CDO TE THOTE DEMOKRACI E TE DUASH VENDIN E POPULLIN TEND!

edi rama facebook

Edi Rama: Nuk do t'ju tradhetoja kurre!
Fjalim brilant.

Populli fitoi, Shqiperia humbi.

......''NESER'' nese do beheni me te MENCUR...do ta kuptoni se sa BUDALLENJ jeni treguar ''DJE'' o POPULL ....(Shqiperise ju ''fanit'' nje MUNDESI E ARTE e dhuruar nga U.S.A)...(shkruan nje miku im gjirokastrit)

Ne e fituam nje LIDER. Kjo eshte fitorja me e madhe per demokracine ne Shqiperi. Askush mbi protestuesit nuk u hodh qofte edhe nje sharje. Ata protestuan te lire mu para vendit te krimit te 21 janarit. Edi Rama, sot vendose vulen si lider i pakthyeshem i shqiptareve dhe Shqiperise. Proud of you!

Ky eshte kryeministri qe meritojme!

edi rama1

Edi Rama eshte nje atdhedashes i madh.
Fjalim brilant! Faleminderit

Çfarë absurdi që haset vetëm në jetën tonë publike: profesionistë shqiptarë të fushave të ndryshme që jetojnë në SHBA dhe e njohin mirë mënyrën se si frymon ky vend kundërshtonin shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri dhe atë të bindur se si nuk bëhët fjalë këtu për asfarë arsye të hatërmbetjes së SHBA-së për shkak të një përgjigjje refuzuese bazuar në dyshimin për një katastrofë humanitare dhe se SHBA afirmon të drejtën e mendimit ndryshe, ndërkaq politikanë e analistë bërlloku që vetëm ata e dinë se si i kanë bërë hapat e tyre dhe që s'njihen mirë as në komunat e tyre thonë se shqiptarët e humbën mikun e tyre më të madh. Shqiptarët nuk humben asnjë mik, ata vetëm ruajten veten e tyre.

Rama deshmoi se nga ajo zyre nuk jepen me urdhra per te qelluar mbi protestuesit, por tashme respektohen dhe degjohen!
Po lexoj ne mes rreshtave te nje prononcimi ne Facebook te ministrit te Mbrendshem zotit Saimir Tahiri se Vendimi do te jete: JO

edi rama

Kam vetem dy gjera te vogla per Kryeministrin: Se pari duhet te sjell ne kujtese nje thenie te politikanit te madh , burrit te shtetit francez De Gol- " Jam i detyruar te tradhetoj interesat e elektoratit Tim per hire te interesave te kombit Tim!"

Se dyti nese per aresye ambientaliste po i themi Jo interesave te medha kombetare e nderkombetare , si mundet qe per interesa personale te Sali Berishes ne Gerdec te vriten dhjetra vete te shkaterrohen qindra shtepi e biznese! Keshtu qe sonte ose Sali Berisha dhe te tijte pergjegjes duhet te shkoje ne burg per Gerdecin ose ne Shqiperi Ti po vazhdon e qeverise me standart te dyfishte!

Nuk ishim ne qe edhe ne Rambuje desh hodhem ne koshin e plerave Pavaresine e Kosoves? Amerika na detyroj me force te pranonim. Dhe Kosova sot eshte shtet fale SHBA. Kemi kujtese shume te shkurter. Budallenjte jane te lumtur me fukarallekun e tyre.

EDI RAMA, SI KRYEMINISTER I SHQIPERISE I THA "JO" DEMONTIMIT TE ARMEVE KIMIKE, NDOSHTA EDHE I DETYRUAR NGA PROTESTA E POPULLIT.
POR AMA, KRYEMINISTRI EDI RAMA, E DEGJOI ZERIN E PROTESTES SE POPULLIT TE TIJ

Askush nga specialistet nuk ka shpjeguar rrezikshmerine e demontimit te armeve kimike. Por nga ana tjeter, askush nga ambjentalistet nuk eshte shqetesuar qe ne Shqiperi perdoren me mijera ton pesticide dhe plehra kimike per te prodhuar perime dhe fruta. Asnjehere ambjentalistet ne Shqiperi, edhe pse marrin qindra mijera euro financime nga SHTETI DHE BASHKIMI EUROPIAN, per te ekzistuar, nuk kane bere nje analize per permbajtjen e lenedeve toksike ne produkte bujqesore dhe blegtorale qe prodhohen ne Shqiperi, ose qe importohen per t'u perdorur ne Shqiperi. A mundet qe nje ambjentalist, mund t'i pergjigjet kesaj pyetjeje: MOS VALLE MIJERAT TONE PESTICIDE DHE PLEHRA KIMIKE QE PERDOREN NE BUJEQSI NE SHQIPERI, VRASIN ME PAK SHQIPTARET, NDAJ ATA ...HESHTIN? KETU NE KETE MOSREAGIM TE AMBJENTALISTEVE, NE MOSPERGJIGJEN E TYRE, E SHIKOJ MANIPULIMIN DHE ABUZIMIN QE BEHET PER ARMET KIMIKE SOT NE SHQIPERI.NDERSA, ISH-KRYEMINISTRI BERISHA kurre nuk e degjoi zerin e protestes se popullit shqiptar, qe te ndalonte importimin e mbetjeve, shumica e te cilave ishin lende radioaktice, te centraleve berthamore italiane. KY ESHTE NDRYSHIMI MIDIS EDI RAMES SI KRYEMINISTER NGA SALI BERISHA SI ISH-KRYEMINISTER. Sot per here te pare ne historine postkomuniste kemi nje kryeminister te pergjegjshem dhe patriot..Sa gjera te mira ka sjelle kjo proteste. E para tregoi se populli yne nuk eshte inferior as i kompleksuar. E dyta tregoi se bashke eshte e mundshme. E treta, tashme kemi nje kryeminister qe edhe pse shau pak, ne fund degjoi popullin e vet, per here te pare ne raste te tilla delikate. E katerta, solidariteti i shqiptareve ne qytete e fshatra, shqiperi, kosove, maqedoni e diaspore. E pesta u thye tabuja e rruges se elbasanit. E shume e shume gjera te tjera... s e di si behet ajo feeling happy.

Ja cfare humbi Shqiperia e painformuar qe i tha "Jo" ardhjes se lendeve kimike: PAKETA AMERIKANE PER SHQIPERINE:
1- Ndihme per sigurimin e Statusit te Vendit Kandidat brenda Dhjetorit.
2- Ndihme per aderimin e plote te Shqiperise ne BE brenda mandatit te pare te qeverise Rama.
3- Mbulim financiar sa 3-fishi i Buxhetit te Shqiperise (Buxheti i Shqiperise ishte 4 miliarde USD per vitin 2012).
4- Garantimi dhe dhenia e nje statusi te vecante per Shqiperine ne raport me Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku ne proces te perfshihet edhe heqja e vizave.
5- Propozimin e Shqiperise per cmimin "Nobel" per Paqen.

EDI RAMA, O BURRË SHTETI - Nga Erlin Xhafa

Edi Rama o burrë shteti,
Edi Rama o Fisnik,
Se c’e rrahe me grusht gjoksin
e duuu dhe une VENDIN TIM,

S'pate frike jo, nga Amerika,
kjo dinake por si dhelpra

E degjove zènin e sheshit
qe buçiste prej mengjesit,

Anembanë kudo Shqipnia
me syt nga ty dhe kryeministria,
a do kishe injorura,kush me zemer
te kish votuar.

Edi Rama o Zotni, se ç'na hyre
ne histori, tu shkrujt emri
nder burra shtetit
nder ata qe dhane veten
x vendin.

Te shanè te fyen te hodhen
dhe balt,biles dikush
te quajti dhe tradhtar

Te quajti tradhetar kush
te kish pararendur
kush mbi ate karrike
dikur ishte ulur

Me nje JOOO buçite
e hoqe dhe balten,
tregove BURRNINE
SI DIKUR SHQIPETARET.

He bree burre se ce kape mat
ate qe Shqipnis dikur i vu zjarr.

Zènin e popullit Ai kurre s'degjoi
se ne pushtet jo, nuk shkonte me vote.

HEE HEEEJ ket herë Shqipetaret
jo nuk kane gabuar mbi krye te vendit
NJE BURRË SHTETI VUNE

Po e mbyll ketu, ka shum x te thene
jaaa VETË HISTORIA ESHTË DUKE FOLE. 
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit