Mbërmjen e sotme në sutudion e lajmeve të Report Tv kanë qënë të ftuar, ish-ministri Etmond Panariti dhe profesor Enver Bytyçi.
Në fjalën e tij, Bytyçi ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili deklaroi se Bë duhet të heqë vizat me Kosovën ose do të bashkohen me Shqipërinë.
"Deklarime të tilla në formë presioni janë populiste. Një deklaratë të tillë e bëri edhe Ë. Madje Ë tha edhe në Kosovë duke thënë se duhet një president i përbashkët. Unë besoj dhe më rezulton se bashkimi është i pamundur në pikëpamje ndërkombëtare. Sipas të drejtës ndërkombëtare duhet të merret edhe vendimi i Serbisë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Bashkimi sipas ekspertëve dikton automatiksh bisedime me Beogradin. Por kjo është e pamundur. Kjo do të thotë se deklaratët është një ndihmë për Serbinë që asaj ti mundësohet që ti vihen në diskutim territori i Kosovës. Vetëm idiotët mund të besojnë se mund ti marrësh Serbisë pa i dhënë asgjë në këmbim. Në veri është pjesa më e pasur e Kosovës" ka thënë Bytyçi.
Komento