Enver Hoxha “lë pa ujë” Ristanin
e Manjën në Komisionin e Ligjeve

Enver Hoxha “lë pa ujë” Ristanin<br />e Manjën në Komisionin e Ligjeve
TIRANËMbledhjen e parë për këtë sesion parlamentar, komisioni i ligjeve e ka nisur me një debat mes opozitës dhe mazhorancës për figurën e Enver Hoxhës. Shqyrtimi i një marrëveshjeje huaje për realizimin e disa ujësjellsave, ka përplasur deputetin Ulsi Manja dhe atë Arben Ristani,  jo sa i takon marrëveshjes, por për qëndrime ndaj regjimit komunist.

Shqetësimi i parë u ngrit nga deputeti Eduard Halimi, i cili kërkoi që këto fonde të mos përdoren për shatërvanë, por për ujësjellësa. "Në qoftë se paratë publike të qytetarëve shqiptarë të buxhetit në Durrës dhe Kavajë, po marr dy njësi, nuk do të kishin shkuar për të ndërtuar ato shatërvanë qesharakë në qendër të qyteteve, të cilat ditën e inaugurimit qoftë në Durrës, qoftë në Kavajë u furnizuan me bote uji, Kavaja, ndoshta do kishte ujë.

Paratë e qytetarëve shqiptarë të buxhetit do i menaxhojnë sërish këta shkuan për investime fasadë për zgjedhje po e po, po për investime fasadë, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm",-tha Halimi. Pas tij reagoi dhe deputeti Ulsi Manja, i cili tha demokracia prishi një sërë veprash të mira të ndërtuara gjatë komunizmit. “Këto projekte janë të mirëpritura. Gjermanët dhe austriakët që janë donatorët më të mëdhenj të ujësjellësve në vend kanë njohuri të mira për Shqipërinë, meqë janë përqendruar në rënie të lirë në investime në ujësjellës.

Ne ligjvënësve nuk na ka ngelur gjë veçse të kthejmë atë sistem të ujësjellësve që kishim deri në vitin 1992. Shqiptarët kanë pirë ujë, kanë pasur ujë të rrjedhshëm, madje 10 fish më shumë se sot, por në vazhdën e shumë shkatërrimeve që bëri politika në këtë vend, u kapën kazmat dhe u shkatërrua gjithçka e mirë që ishte ndërtuar në këtë vend. Kjo gjenerata që na qeverisi nga viti ‘92 e na çoi dhe në luftë civile në ’97, tani vjen dhe shqetësohet për shatërvanin e Durrësit dhe Kavajës.

Le të bëjmë politikë me gjithçka, por vetëm me ujin e pijshëm jo, sepse është fatkeqësi sot për ne, që me gjithë këto burime, e kemi bërë dhe ujin objekt politik”,-tha Manja. Menjëherë reagoi demokrati Arben Ristani, duke kritikuar qasjen ndaj ish-diktatorit. “Duke qenë se këto para merren borxh, vjen gjithë problemi tek miradministrimi i fondeve. E dyta kemi korrupsion, dhe shqetësimi ishte krejtësisht normal. Po të nisesh nga këto dy shqetësime e të revokosh kohën e Enver Hoxhës, kjo është kuje e zezë.

Ju del tamam nga shpirti. Fillon dhe thotë zotëria që në kohën e Enver Hoxhës ishim mirë, bujqësia e zhvilluar, ujësjellësa, kanalizime, etj. Të vijë një i ri e të thotë sa mirë ishim në kohën e Enver Hoxhës, kjo është fytyra juaj e vërtetë”,-tha Ristani, i cili mori një përgjigje të menjëhershme nga socialisti Manja: “Lëre shpirtin ti, ti që në kohën e Enver Hoxhës ishe avokat i nipit të tij. Pse mohon?” mes diskutimesh jashtë mikrofonit, deputetët replikuan me njëri-tjetrin, ku pas ndërhyrjes së Xhafajt, Ristani e mbylli me fjalinë: “Ik mor dreq, ti je shpifarak”.

Në përfundim u miratua projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Huamarrësi”, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, “Agjencia e zbatimit të projektit”, për shumën 24000000.00 euro për projektin “Ujësjellësi Rural III.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema