TIRANE - Problemi juaj me Kongresin e Përmetit, me 5 Majin, me 29 Nëntorin është se nuk njihni dot Luftën Nacional Clirimtare. Me këtë deklaratë nga salla e parlamentit kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka dhënë përgjigje akuzave të opozitës për figurën e ish-diktatorit, ndërsa ka shtuar se mazhoranca nuk e identifikon këtë luftë me Enver Hoxhen “por me ata djem e vajza që derdhën gjakun për Shqipërinë”. 
 
“Jam shumë krenar dhe do të shkoj çdo përvjetor, sepse kongresi i Përmetit vjen pas atij të Pezës. Unë nuk impresionohem as nga ekstremizmi juaj dhe as i ithtarëve të Enver Hoxhës. Kongresi i Përmetit vendosi për çlirimin e Shqipërisë dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme, pavarësisht se nuk u mbajtën. Kjo është një çështje tjetër. Ky është problemi juaj. Ne jemi krenarë për LANC. Ne nuk e identifikojmë këtë luftë me Enver Hoxhën, por me ata djem e vajza që dhanë jetën për Shqipërinë. Ekstremizmi yt (duke iu drejtuar Topallit) është i njëjtë me atë të veteranëve që dalin me foto të Enverit dhe kujtojnë se do të na impresionojmë”, u shpreh Meta.

TOPALLI: FOTOJA E ISH-DIKTATORIT NE PERMET, KLIKE E RREZIKSHME
Depuetetja e Partisë Demokrarike Jozefina Topalli akuzoi qeverinë për dhunën e ushtruar ndaj deputetit Gent Strazimiri. Sipas saj vendi po shkon drejt një klike të rrezikshme duke rikujtuar përkujtimin në Përmet i kryeparlamentarit Ilir Meta. Për ish-kryeparlamentaren Topalli, fotoja e ish-diktatorit në Kongresin e Përmetit, është një “klikë e rrezikshme që kërcënon vendin”. 

Ajo shtoi ndër të tjera se në krye të policisë së shtetit janë vendosur persona të implikuar në trafikun e drogës.
 
“Për opozitën ka vetëm një rend dite, implikimi i trafikut të drogës dhe ngjarja më 26 maj kur ka filluar dhuna ndaj opozitës, po të kthej kokën pas nuk gjej ngjarje bandideske si ajo e 26 majit. Në këtë sallë kam parë deputetë të hidhen mbi tavolina, ti bien bilbilave, të mbajnë greva, por asnjëherë nuk ishte mafioze si ajo e 26 majit. Atë ditë u hap kapitulli omerta, kodi i heshtjes në gjuhën e ramës, Askush sduhët të flasë kundër ramës. Kështu dha urdhrin kjo mazhorancë kur morri kontrollin mbi ILDKP, atë ditë Rama urdhëroi që ti mbyllet goja Halimit ndaj të vërtetave që po thoshte. Pas kësaj erdhi 10 maji ku ra avioni. Shënoi kthesën e madhe. Deputetig Strazimiri vazhdoi misionin e tyre për të publikuar trafikun e drogës. Gënjeshtrat e kryerministrit e nxirrnin atë lakuriq. Ccështja e trafikut të drogës duhej mbyllur dhe deputetëve duhej tu mbyllej goja. Edhe pse ka vite deputetë jeton në një apartament me 70 metra katrorë. Më 26 maj sulmi mafioz u përgatit, pasi opozita nuk duhej të fliste më kundër trafikut të drogës. Pas 10 majit, 26 maji është dita më e zezë për të gjithë ata që nku e besojn se në krye të qeverisë është një peroson që u mbyll gojën deputetëve të opozitës se denoncojnë trafikun e drogës. Vendi drejtohet nga një klikë droge, në polici njerëz të implikuar në trafikun e drogës, në policinë kufitare të implikuar në trafik droge. Miliarderët kanë pushtuar parlamentin, rama synon drejtësinë. Ka gjetur momentin për ti dhënë zemër të gjithëve. Jashtë prej 9 ditësh disa persona rrinë në grevë për bukën e gojës. Në ditën e 7 ky që është mbrapa bën kallëzim penal ndaj tyre, e padëgjuar ndonjëherë. Një kryetar kuvendi që feston në përmet me fotot dhe thirrjet e Enver Hoxhës. Një klikë e rrezikshme kërcënon vendin. Rama nuk përfaqëson socialistët, por maskarenjtë që u bëri thirrje për të rrëzuar Berishën. Qeverisja dhe mafia ndajnë një pushtet,” -tha Topalli.

Këto reagime të opozitës vijnë duke nisur nga fotoja e kryeministrit Rama në sfond të së cilës është vendosur imazhi i Hoxhës dhe duke mbërritur te brohoritjet në Përmet, ku ishte Ilir Meta, “Rroftë PKSH” dhe te përkulja e ministrit Naço para fotos së ish-diktatorit, demokratët do të ndërtojnë retorikën e tyre kundër mazhorancës

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)