Përgjigja e demokratëve ndaj Sali Berishës: Enveristi që merr atributet e Zotit

Përgjigja e demokratëve ndaj Sali Berishës: Enveristi që merr atributet e Zotit

Sali Berisha në shtëpinë e Enver Hoxhës

TIRANË- Sali Berisha, të cilit iu shtua edhe një hall i ri, ajo e damkosjes edhe zyrtarisht si enverist, pas publikimit të fotos me Enver Hoxhën, ka ndërmarrë një sulm të paprecedentë ndaj mbështetësve të Lulzim Bashës, që shkojnë në xhami.

Sipas tij, ata nuk janë besimtarë të vërtetë dhe lutjet e tyre nuk pranohen nga Zoti, pasi janë mbështetës të një besëpreri si Basha. Shfaqja e Sali Berishës me atributet e Zotit, që vendos se kujt i pranohen lutjet dhe kujt jo, ka shkaktuar reagime të shumta brenda vetë PD-së.

“Ish-kryeministri Berisha ndërmori ndoshta një nga sulmet më të pamenduara qoftë edhe nga një ateist i shpallur, nga një komunist, nga një ithtar i largqoftit, teksa mori përsipër të gjykojë se cilit ia pranon Zoti lutjet e cilit jo. Ky sulm, që do të turpëronte këdo që beson se nuk rrjedhim nga majmuni, mund të konsiderohet si kështjella më e fundme që Berisha nuk e kishte prekur, të paktën publikisht. Dhe duke tentuar edhe rolin më të pamenduar, atë të vetëpërcaktimit se kupton kujt i pranohen lutjet para Zotit, është e kotë të habitemi se si ai nuk e ka problem të sajojë shpifje lidhur me këdo, duke i sulmuar si të paguar nga kundërshtari i tij në parti. Në fakt, pikërisht kjo gjuhë, që nuk prek vetëm ata që besojnë, por këdo qytetar që beson se fuqia e demokracisë është te pranimi i mendimit të tjetrit që nuk mendon si ty, është edhe gjuha që rrezikon jo vetëm PD-në, por edhe demokracinë, pasi ky model e rikthen një parti në shinat e diktaturës, ku kushdo që mendonte ndryshe linçohej, i bëhej gjyq publik”, shkruan anëtari i Kryesisë së PD-së, Namir Lapardhaja.

Ndërsa ish-kryedemokrati i Gjirokastrës, Roland Bejko, i ka kthyer një përgjigje epike ish-kreut të PD-së Sali Berisha, në lidhje komentet e disata të këtij të fundit ndaj “analistëve që shkojnë në xhami”, kritikë me të, duke u përfolur pikërisht besimin.

Bejko, një ish-student dhjetori, nga Lazarati, kritik ndaj Berishës dhe Foltores së tij, e godet mes rreshtash apo ndokënd tjetër, siç Tritan Shehun, ish-pjesëmarrës në rininë revolucionare që u vuri kazmën objekteve të kultit në 67-ën, me ndalimin e ushtrimit të besimit. Bejko përshkruan ata që shkojnë në xhami, të tillë që sipas janë shumë më sipërorë se Berisha e ata që e ndjekin pas, duke renditur dhe arsyet pse.

“Dy fjalë për ata që falen të premtet në xhami! Ata djemtë shkojnë në xhami thjesht për qejfin dhe shpirtin e tyre. Falen çdo të premte. Nuk bezdisin askënd. Edhe pse mbi supet e tyre nuk kanë asnjë akuzë apo mëkat nga ato të tipit “korrupsion i qënësishëm, pengim të demokracisë apo favorizim të familjes dhe aleatëve të vet politikë me benefite pushteti”, sepse asnjë ditë nuk kanë qenë në qeverisje para 2013, ata prap falen. I falen Zotit, jo idhujve të remë komunistë e paganë që konkurojnë zotat Ata nuk kanë mankthe nga e kaluara e tyre. Gjumin e bëjnë të qetë sepse mbi supet e tyre nuk kanë  asnjë akuzë për abuzim me fondet publike, as para të futura në perandoritë e oligarkëve, as bashkëpunim me krimin e organizuar. Ata jetojnë në mënyrë modeste, shumica në shtëpi me qera, dhe prap janë të lumtur. Janë të lumtur se në faqet e murreve të shtëpive të tyre modeste, kanë bibliotekë, kanë libra, kanë mend, kanë kulturë. Ndaj ata shkojnë në kisha dhe xhami e falen. Falen çdo të premte, dhe pesë herë në ditë kur munden. Kur falen, ashtu pa zë, falenderojnë Zotin që i ka bërë kaq të mirë. Falenderojnë zotin që u ka dhënë paqe shpirtërore,  mirësi dhe vullnet për dije. Vullnet për dije, jo vullnet të sëmurë për pushtet. Falenderojnë Zotin që u ka dhënë mendjen e hajrit. Se tek e fundit nuk i kanë borxh askujt. Gjithçka e kanë nga vetja dhe nga Zoti. Ata besojnë në Zot, familje, atdhe!

Ata shkojnë në kisha dhe xhami çdo të premte, të qetë. Pa peshën e fajit mbi supe, se të paktën nuk kanë prishur as kisha dhe as xhami siç ata që sot ndjekin pas me ulërima e çkulje flokësh floktoren. Ata falenderojnë Zotin që nuk i bëri bij të revolucionit famëkeq “kulturor” që në emër të emancipimit shoqëror rënuan institucionet e besimit me tritol, kazma e lopata. Ata falen e do falen, flasin e do flasin, si njerëz të lirë, jo si mercenarë të paguar nën vëzhgimin e syrit të së keqes, sepse ata nuk janë punistë. Ata nuk kanë frikë nga njeri, veç Zotit. Ata e pranojnë të ndryshmin. Për të dobëtin u vjen keq, dhe si besimtarë që janë, duan ta ndihmojnë. Duan ta ndihmojnë duke i treguar me modesti rrugën e Zotit. Por kur ai nuk i kupton, bën sikur nuk i kupton, dhe i sulmon nisur nga halli që ka, ata thjesht e mëshirojnë dhe vazhdojnë të qetë në rrugën e tyre me buzë në gaz. Të pashqetësuar, të pahabitur. Ata nuk pyesin “pse” po sulmohen. Ata e dinë përgjigjen. Atë e gjejnë te mësimet e zotit, jo tek ato të Enverit. Ata do shkojnë prapë të premten që vjen në xhami. Do shkojnë të luten për të  dobëtin që Zoti ta ndihmojë e të mos ndihet i vetmuar edhe kur është i rrethuar nga qindra idhujtarë  që e shikojnë si zot. Ata do luten dhe do t’i kërkojnë Zotit t’i qetësojë mendjen dhe shpirtin e trazuar se me gjullurdinë që po bën, do marrë në qafë gjithë dynjanë. Amin”, thotë Bejko në reagimin e tij.

Edhe Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur Sali Berishës, që një ditë më parë sulmoi ata që përkrahin Lulzim Bashën dhe për të cilët tha se shkojnë në xhami për të larë mëkatet.

“E gjithë makineria propagandistike e qeverisë është vërsulur në mbrojtje të kreut të meduzës. Analistët, me në krye Baton Stanishiqin, është një grup tjetër i vogël të cilët ja kanë shitur shpirtin djallit, xhepit të tyre, vjellin vrer gjithë javës. Shkojnë të premten në xhami për të larë mëkatet, në fakt hyjnë dhe dalin mëkatarë, ja lëmë zotit punën e tyre. S’merremi me ta. Nga studioja në studio. Janë grahmat e fundit të Edi Ramës dhe peng Bashës për të shuar pluralizmin”-deklaroi Berisha.

Por ky pohim i Berishës, sipas Gjekmarkajt është një sulm i panevojshëm.

“Partia Demokratike që kur u formua në Dhjetor të vitit 1990 ka meritën e madhe historike që bashkë me liritë politike kontribuoi që në vend të kthehen edhe liritë fetare duke mbetur në thelbin e saj një parti laike e sekulare. Raporti me besimin është diçka personale. Besimi nuk është vetëm forme apo veshje   por mbi të gjitha është brendi, përshpirtje apo meditim.

Nuk ka asnjë arsye që çështjet e Besimit të dalin nga institucionet e kultit në sheshet publike apo të përfshijnë në debat partitë politike. Themelore është që askujt të mos i cenohet e drejta për të ushtruar ritet e veta, për të besuar atë që do, për t’u konvertuar e mohuar, pa tentuar imponim ndaj askujt, me pak fjalë liria të mbetet e tillë. Më duket obligim i panevojshëm për t’u hedhur në sulm a mbrojtje ndaj atyre që shkojnë në kishe apo xhami, se nëse shkojnë apo jo kjo nuk duhet të jetë çështje e Partisë Demokratike.

Ky formacion politik dhe Kryetari i saj duhet të jenë të qartë se përfaqësojnë qytetaret shqiptarë dhe jo vëllazëritë religjioze, as ata pro Erdoganit e as ata pro Gylenit e as ato  katolike apo ortodokse !! Partia Demokratike ka hyrë në një krizë të thellë sepse po zbaton një vendim të SHBA-ve për ish liderin e saj Sali Berisha për të ruajtur aleancat me perëndimin!

Në këtë kontekst ajo duhet të jetë e ndershme deri në fund ! Perëndimin nuk mund ta duash nga frika apo nga halli dhe nuk mund te mbrosh vlerat e tij me njerëz që e urrejnë atë apo hanë bakllava kur atij i ndodhin gjëma. Madje me ta nuk mund të mbrohesh as nga debati me Sali Berishen të cilin nuk e akuzojmë dot për mungesë sekulariteti

Ndaj është mirë që njerëzit e Zotit të merren me punët e Zotit e ata të politikes me të politikes dhe kur duan të merren me politike ta lënë Zotin në shtëpinë e vet pa na e shfaqur tek cili profet besojnë e cili lider botëror e mbron më mirë atë. Nëse ka një formulë ideologjikë avanguardë me të cilin kombi shqiptar mburret është ajo e Pashko Vases ” Feja e shqiptarit është shqiptaria” pa i mohuar askujt të qenit i krishterë apo muhamedan”, shprehet Gjekmarkaj. TemA

 

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olta: 04/12/2021 23:16

    Po, nga Tema meson shume gjera. Psh Berisha eshte komunist sot dhe antikomunist dje. Berisha fyen besimtaret islame te Bashes sot dhe dhe ishte mbeshtetes i terroristeve islamik. Mjafton te shohesh se kush e kritikon te kuptosh se kush eshte e verteta.

    Përgjigju
  • Beni: 04/12/2021 22:54

    Kurre nuk eshte pare nje reaksion kaq i marre ndaj nje plaku. Psh Tema i jep peshe Bejkos si nje lazarats qefli rakie dhe student i dhjetorit. Bukur. Kurse Berisha qe nuk njihet per ves alkoli dhe qe drejtues dhjetori, zero kredite. E kuptoni tani seriozitetin e fakteve?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja