Episodi i veçantë që Rudina Hajdari përjetoi në Durrës: Faleminderit Hat

Episodi i veçantë që Rudina Hajdari përjetoi në Durrës: Faleminderit Hat

Rudina Hajdari dhe zonja Hat

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ndau në rrjetet sociale me ndjekësit një episod të ndodhur teksa shëtiste me vajzën e saj në plazhin e Durrësit. Hajdari rrëfen se një zonjë e thjeshtë e ndaloi në rrugë për ta përshëndetur. Sipas saj, ajo ishte shitëse lodrash për fëmijë dhe vajzës së saj i dhuroi një balonë.

Teksa po shëtisnin sot në plazhin e Durrësit me Sihanën, një zonjë na ndalon dhe kërkon ti falë një balonë Sihanës. Hate Simoni është një grua e fortë. Prej 20 vitesh del me karrocën e saj mbushur me lodra dhe mundohet të ushqejë familjen me ndershmëri", shkruan Hajdari.

Nga biseda e kryer me zonjën, Rudina Hajdari kuptoi shqetësimin e saj për të ardhmen e të rinjve dhe i premtoi se do të bëjë çmos që kjo gjë të  ndryshojë.

Sakrificat e saj iu shpërblyen ditën që vajza e saj mbaroi masterin me nota të shkëlqyera. Por shqetësimi i Hates ishte se vendet e punës nuk i merr merita e djersa e ballit por tesera e partisë apo nepotizmi. Kjo i shtyn shumë të rinj të largohen nga Shqipëria edhe pse nuk e duan këtë. I premtova Hates se do bëj çmos ta ndalim këtë sjellje. Duhet t’ia kthejmë shtetin qytetarëve të ndershëm e punëtorë si Hate, e t’ua heqim nga duart militantëve e kryetarëve që pasuritë publike e taksat i trajtojnë si plaçkë lufte. Hate sot i dhuroi një balonë Sihanës të cilën do e ruajmë si kujtim për premtimin që i dhashë. Nuk ka motivim më të fortë për mua se sa mbështetja e njerëzve të thjeshtë. Faleminderit Hat!”, shkruan Hajdari

Edhe para disa ditësh, në zonën e Bllokut në Tiranë, Hajdari rrëfeu se një shitëse lulesh e kishte ndaluar teksa shkonte në punë për t’i dhuruar një buqetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leli: 03/08/2020 14:29

    Sa hate ka shqiperia moj rudin e fatmires .! Sa shume tullumbace dashke te mbledhesh.hap nje kjoske

    Përgjigju
  • Titi: 03/08/2020 01:08

    Patjeter duhet tia kthejme shtetin qytetareve dhe shteti kthehet kur ne radhe te pare drejtesia e kapur nga korrupsioni ka filluar te marre fryme. Se kur Hates i behet padrejtesi, ajo e shkreta shkon te ankohet ne gjykate dhe atje gjygjtaret e korruptuar qe nuk i justifikojne dot pasurite e tyre, peshoren e drejtesise do ta anojne nga ai qe u fut paret ne xhep. Po aman moj Rudina kush do tia ktheje shtetin qytetareve Sala me Bashen apo ti qe si goc e ndershme ke pare ne shtepi qe me teser partie te te fryhet llogaria bankare nga biznese te padeklaruara. Nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere.

    Përgjigju
    • Shaban: 03/08/2020 09:44

      Rudina te na thote si e fitoi bursen ne amerike e plot te tjera cudira nga babai dhe mamaja e saj.

  • Durrsaku: 03/08/2020 00:24

    Haten e njof personalisht, bashke me burrin ka mbi 20 vjet qe shet ne plazh e vertet. Po ka nji hajdut djal Hatja qe mos e pac ne qytet e jo mo n lagje. Nji drogaxhi rdiner qe ska lon shpi pa u fut.

    Përgjigju
  • Emigrante: 03/08/2020 00:15

    Pse moj Hate te tha se cfare ndodh ne shqiperi ,SDI gje ti ,ku jeton ,se ate qe skane mbeshtetje si ti shkojne jashte e srrine ketu

    Përgjigju
  • vera: 03/08/2020 00:13

    DY fytyra malokesh..

    Përgjigju
  • Lilo: 02/08/2020 22:20

    Po maskat? Po virusi? Po distanca??

    Përgjigju
  • Shaban: 02/08/2020 21:53

    A paguan taksa kjo zonja qe shet????

    Përgjigju
    • O shabe: 03/08/2020 00:39

      se mos ka paguar e jema e kesaj rudines, qe i kerkon ketyre te tjereve

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë