Epoka e re e Mbretërisë së Bashkuar! Këshilli i Aderimit shpall Charles III mbret! Funerali i Mbretëreshës më 19 shtator

BRITANI E MADHE- Princi Charles Philip Arthur George u shpall Mbret i Britanisë së Madhe me emrin Charles III, në një ceremoni në pallatin Shën James. Princi Uilliams tashmë nuk është më Duka i Kembrixhit, por Duka i Uellsit. Bashkëshortja e tij, Dukesha Kate e Kembrixhit, merr gjithashtu titullin Dukesha e Uellsit. Camilla, bashkëshortja prej 17 vitesh e Charles III merr titullin “Gruaja Mbretëreshë”.

Në ceremoninë për zyrtarizimin e Charles Philip Arthur George si Mbreti Charles III, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II dy ditë më pare u mblodh Këshilli i Aderimit, një grup i përbërë nga anëtarë të familjes mbretërore, kryeministri dhe politikanë të tjerë të lartë dhe kryepeshkopi i Canterbury.

Pasi u shpall zyrtarisht Mbreti Charles III, e nisi fjalën duke folur për vdekjen e “nënës së tij të dashur, Mbretëreshës”.

“E gjithë bota më ka shprehur përkrahjen dhe dhimbjen për humbjen që kemi pësuar të gjithë.”.

Charles u shpreh se është ‘thellësisht i vetëdijshëm për detyrat’ ​​që ai duhet të kryejë tani.

“Nëna ime dha një shembull dashurie të përjetshme dhe shërbim vetëmohues. Jam thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat dhe përgjegjësitë e mëdha të sovranitetit që kanë kaluar tani mbi mua.

Ai ka falënderuar dhe bashkëshorten e tij Kamila.

“Jam shumë i inkurajuar nga mbështetja e vazhdueshme e gruas sime të dashur”, tha Charles.

Ndërkohë, Buckingham Palace njoftoi se Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet të hënën më 19 shtator, në 11:00 me orën lokale, në Westminster Abbey në Londër. Krerë shtetesh nga e gjithë bota do të ftohen të bashkohen me anëtarët e familjes mbretërore për të kujtuar jetën dhe shërbimin e Mbretëreshës.

Princesha Anne do të shoqërojë trupin e nënës së saj Mbretëreshës Elisabeth II në Londër përpara funeralit. Mbretëresha vdiq në Kështjellën Balmoral në Skoci. Dita e varrimit të Mbretëreshës do të jetë pushim, në nder të monarkut më jetëgjatë të Britanisë së Madhe. Kjo ditë do të shënojë edhe ditën e fundit të zisë kombëtare.

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elisabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte monarkja më jetëgjatë, e cila drejtoi vendin për 70 vite.

 

VIDEO CEREMONIA

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
8 fakte të panjohura rreth Mbretëreshës Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth kishte pseudonimin “Lilibet”

Elizabeth thirrej  “Lilibet” që kur ishte e vogël pasi nuk mund të shqiptonte emrin e saj. Mbreti George VI kur fliste për vajzat e tij shprehej : “Lilibet është krenaria ime. Margaret është gëzimi im”.

Ajo studoi histori dhe ligjin kushtetues

Mbretëresha nuk shkoi kurrë në një shkollë publike. Ajo studioi në shtëpi dhe u përgatit nga profesorët më të mirë të Britanisë. Ajo studioi historinë kushtetuese dhe ligjin si përgatitje për rolin e saj në të ardhmen dhe mori mësime për fenë nga Kryepeshkopi i Canterbury.

Shërbeu në Luftën e Dytë Botërore

Mbretëresha Elizabeth II iu bashkua Shërbimit Territorial Ndihmës në 1945, ku u trajnua për tu bërë mekanike. Ajo ishte anëtarja e parë femër e Familjes Mbretërore që iu bashkua Shërbimeve të Armatosura si një anëtare aktive me kohë të plotë.

Ajo u njoh me Princin Filip kur ishte 8-vjeç

Mbretëresha Elizabeth II takoi  dhe Princi Filip kur ishte vetëm 8 vjeç, më pas, ata u takuan zyrtarisht në vitin 1934 në dasmën e Princeshës Marina të Greqisë dhe Princit George, Duka i Kent.

Ka bërë pesë vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara gjatë mbretërimit të saj

Mbretëresha ka bërë pesë vizita zyrtare shtetërore në SHBA. gjatë mbretërimit të saj deri më tani, në vitet: 1957, 1976, 1983, 1991 dhe 2007.

Dashuria e saj për "Corgis"

Mbretëresha e ka dashur shumë qenët Uellsian Corgis. Thuhet se ajo ka pasur në pronësi mbi 30 qen dhe madje i ka edukuar vetë.

Princi Xhorxh e quante atë “Gan-Gan”

Kate Middleton thotë se djali i saj i madh, Princi George, e qunte gjyshen e tij ‘Gan Gan’. Sipas PopSugar, “Gan-Gan” është një “përcaktim që gjeneratat e mbretërve kanë përdorur për të përshkruar stërgjyshërit e tyre”.

Ajo pagoi taksat dhe hapi Pallatin Buckingham për publikun
 
Ajo mund të ketë qenë mbretëresha, por ajo ka paguar edhe taksat , të paktën që nga viti 1992. Kur Kështjella Windsor, rezidenca e fundjavës së mbretëreshës, u shkatërrua nga zjarri në vitin 1992, publiku u rebelua kundër pagesës së miliona paund për riparime. Megjithatë, ajo pranoi vullnetarisht të paguante tatimin mbi të ardhurat e saj personale. Ajo tha se do të përballonte 70 për qind të kostos së punës së restaurimit dhe gjithashtu vendosi të hapte shtëpinë e saj në Buckingham Palace për publikun për herë të parë për të gjeneruar fonde shtesë nga tarifat e pranimit.

Ora 21:13
Po firmoste dokumentet, por nuk kishte mjaftueshëm hapësirë, Mbreti Charles III irritohet me stafin! (VIDEO)

Mbreti Charles III

Charles III u shpall ditën e sotme Mbret i Mbretërisë së Bashkuar, një moment historik, por teksa ishte duke nënëshkruar disa dokumente një veprim i tij tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.

Ai u shfaq i irrituar për shkak se nuk kishte mjaftueshëm hapësirë në tyrëzë, teksa i shqetësuar i këkon stafit menjëherë që të largojë kutinë e stilolapsit.

Kompleti i stilolapsit që ai përdori për të nënshkruar dokumentin e rëndësishëm ishte një dhuratë nga djemtë e tij, princat Harry dhe William.

Ora 20:47
Mbreti Charles III kthehet në rezidencën mbretërore 'Clarence House', përshëndet turmën

Mbreti Charles është kthyer në rezidencën mbretërore 'Clarence House pas një dite formalitetesh dhe pasi ai u shpall mbret nga Këshilli i Aderimit këtë mëngjes, ku dhe më vonë mbajti audiencë në Pallatin Buckingham.

Ai u ndal për të falënderuar dhe për të përshëndetur dashamirësit që prisnin jashtë.

Ora 19:20
Princesha Anne do të sjellë nënën në Londër, përpara mbajtjes së funeralit më 19 shtator

Princesha Anne do të shoqërojë arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II në Londër përpara funeralit, njofton Pallati Buckingham.

"Buckingham Palace" njoftoi se arkivoli do të nisej për në aeroportin e Edinburgut të martën dhe më pas do të dërgohej në Londër nga RAF Northolt, me vajzën e vetme të Mbretëreshës në bord.

Arkivoli pritet të mbërrijë në Pallatin Buckingham në orën 20:00 GMT të martën, ku Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla do të jenë dëshmitarë të mbërritjes së tij.

Ora 19:12
Përpara mbajtjes së funeralit të nënës së tij më 19 shtator, Mbreti Charles III do të vizitojë Skocinë, Irlandën dhe Uellsin

Në ditët para funeralit të nënës së tij, Mbreti Charles III dhe gruaja e tij, Mbretëresha Camilla, do të udhëtojnë në Skoci, Irlandë Veriore dhe Uells.

Ndalesa e parë do të jetë Skocia, ku ata do të vizitojnë parlamentin skocez dhe do t'i bashkohen një vigjilje në kujtim të monarkut.

Të martën, çifti mbretëror do të udhëtojë me avion në Belfast dhe do të vizitojë Kalanë Hillsborough, ku do të shohin një ekspozitë mbi lidhjen e gjatë të Mbretëreshës me Irlandën e Veriut.

Ata gjithashtu do të marrin pjesë në një shërbim në kujtim të Mbretëreshës dhe do të marrin një mesazh ngushëllimi të udhëhequr nga kryetari i Asamblesë së Irlandës së Veriut. Pas kthimit në Londër, ku do të jenë dëshmitarë të mbërritjes së arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II, çifti do të udhëtojë të premten drejt Uellsit.

Ora 18:51
Homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II në 'Kështjellën Windsor', mbërrijnë William, Kate, Harry dhe Meghan, përshëndesin njerëzit e pranishëm   

William dhe Catherine, Princi dhe Princesha e re e Uellsit, së bashku me Harry dhe Meghan, po ndjekin homazhet që po mbahen në nder të Mbretëreshës Elizabeth II jashtë territorit të Kështjellës Windsor.

Është dalja e parë publike së bashku e çifteve mbretërore që nga vdekja e Mbretëreshës.

Ora 18:30
Pse Mbretëresha Elizabeth II zgjodhi kështjellën skoceze për të kaluar ditët e fundit të jetës?

Mbretëresha Elizabeth II kishte çelësat e shumë rezidencave mbretërore, por asnjëra nuk ishte e parapëlqyer aq sa Kalaja Balmoral në Aberdeenshire të Skocisë, ku vdiq paqësisht të enjten.

Kështjella Balmoral  ndodhet në malësinë e Skocisë, aty ku Monarkja më jetëgjatë e Britanisë i kaloi ditët e saj të fundit.

Një pronë prej 50,000 hektarësh, të cilën ajo e përshkroi si një "parajsë në malësi".

Balmoral ka qenë në familjen mbretërore që nga viti 1845, kur Princi Albert, bashkëshorti i Mbretëreshës Viktoria, bleu kështjellën dhe pronën përreth 7000 hektarësh.

Ndërtesa është një shembull i arkitekturës baroniale skoceze dhe është klasifikuar nga Mjedisi Historik i Skocisë si një ndërtesë e listuar në kategorinë A. Kështjella e re u përfundua në 1856 dhe kështjella  e vjetër u shkatërrua menjëherë më pas.

Ajo mbetet pronë private e Mbretëreshës dhe nuk është pjesë e Pasurisë së Kurorës. Kjo do të thotë se prona do të kalojë përmes kësaj Familje Mbretërore aktuale dhe do të mbetet pronë e tyre private.

Në Kështjellën Balmoral, Mbretëresha kaloi pushimet verore atje, që datojnë që nga fëmijëria e saj. Prona e izoluar shërbeu si një strehë për Mbretëreshën që nga fëmijëria, kur ajo do të vizitonte gjyshërit e saj Mbretin George V dhe Mbretëreshën Mary si një fëmijë i vogël.

Vendi fitoi një vend të veçantë në zemrën e saj pasi ishte vendi ku Princi Philip i propozoi asaj në moshën 19-vjeçare. Ishte vera e vitit 1946 ku princi i ri kaloi disa javë në Balmoral dhe thuhet se i propozoi Mbretëreshës atje. Babai i Elizabeth, Mbreti George VI ra dakord për bashkimin ndërsa gëzimi i çiftit ishte i dukshëm.

Pasi u martua dhe u bë nënë e katër fëmijëve: Charles, Anne, Edward dhe Andrew, Balmoral u bë shtëpia e tyre e pushimeve verore ku familja mbretërore thjesht mund të ishte larg jetës publike dhe të jetonte larg kamerave.

Ora 18:14
Ndërroi jetë 2 ditë më parë, funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet më 19 shtator

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet të hënën më 19 shtator në Westminster Abbey në Londër. Lajmi u konfirmua nga Buckingham Palace, ndërsa njofton se funerali shtetëror do të mbahet në orën 11:00.

Ora 17:45
Princi William: Bota humbi një udhëheqëse, unë humba një gjyshe

Në një deklaratë të shkurtër të postuar në Instagram, Princi William thotë se "ndërsa bota ka humbur një lidere, unë, megjithatë kam humbur një gjyshe".

"E dija se kjo ditë do të vinte," tha ai duke iu referuar vdekjes së Mbretëreshës, por do të kalojë pak kohë përpara se realiteti i jetës pa gjyshen të ndihet vërtetë".

"Unë do ta nderoj kujtimin e saj duke mbështetur babain tim, Mbretin, në çdo mënyrë që mundem", shtoi ai.

Postimi i Princ William
Ora 17:09
8 kompetencat kushtetuese të mbretit Charles III, nga roli në parlament te emërimet në qeveri

 

Në mbretërinë e bashkuar, Charles si kreu i shtetit, do të ketë 8 kompetenca kushtetuese. Ai do të ketë rol në Parlament i cili është autoriteti më i lartë legjislativ në Britani dhe përfshin Dhomën e Komunave, Dhomën e Lordëve dhe Kurorën, një tjetër term për monarkinë. Kurora është autoriteti më i vjetër i sistemit britanik të qeverisjes, por fuqitë e saj janë dobësuar me kalimin e kohës. Mbreti do të ketë rol në emërimet në qeveri.

Një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme, monarku thërret liderin e partisë që fiton më shumë vende në Dhomën e Komunave për të marrë postin e kryeministrit dhe për të formuar një qeveri. Gjithashtu kompetencë e mbretit është fillimi i mandatit ose shpërndarja e parlamentit. Monarku e shpall parlamentin të hapur çdo vit në një ceremoni duke lexuar planet e qeverisë për 12 muajt e ardhshëm. Kjo ngjarje e madhe vjetore zakonisht fillon me mbërritjen e monarkut në Ëestminster, në procesion nga Pallati Buckingham.

Mbreti ose mbretëresha, duke mbajtur kurorën perandorake, hyn në Dhomën e Lordëve. Zyrtari i parlamentit i njohur si “Black Rod” shkon më pas në Dhomën e Komunave, ku i përplasin në mënyrë simbolike derën në fytyrë, në shenjë pavarësie nga monarkia. Kurora shpërndan parlamentin me të njëjtin solemnitet përpara mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Një tjetër kompetencë është edhe miratimi nga mbreti: Kur një projekt-ligj miratohet nga Dhoma e Komunave dhe Dhoma e Lordëve, ai i dërgohet monarkut për t’u nënshkruar. Edhe pse mbreti mund të refuzojë të miratojë një projekt-ligj, në të vërtetë është thjesht një formalitet.

Monarku i fundit që refuzoi të jepte pëlqimin e saj ishte Mbretëresha Anne, në 1708. Besimi tek kryeministri është po aq kompetencë e monarkut. Mbretëresha Elizabeth II priste kryeministrat një herë në javë, në një audiencë gjatë së cilës ata e informuan atë për planet dhe shqetësimet e tyre. Ky takim u mbajt gjithnjë e më shumë me telekonferencë në fund të mbretërimit të saj. Monarku ka fuqinë të emërojë Lordët në parlament, por ky pushtet ushtrohet vetëm me këshillën e ministrave të qeverisë.

Mbreti gjithashtu i jep personalisht titullin kalorës, duke nderuar ata që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në shoqërinë britanike, në të gjitha fushat. Qeveria i paraqet monarkut çdo vit një listë të kandidatëve për miratim për ndere publike. Edhe në Krizat kushtetuese mbreti ka kompetencat e tij dhe ka fuqinë për të ushtruar prerogativat mbretërore “në rast të krizës serioze kushtetuese” atëherë ai ka fuqinë të mos bie dakord me mendimin e ministrave, por kjo nuk ka ndodhur kurrë në kohët moderne. Mbreti është gjithashtu Kreu i Kishës Anglikane dhe si i tillë ka fuqinë të emërojë peshkopë dhe kryepeshkopë, por edhe ky pushtet ushtrohet sipas mendimit të një komiteti kishtar.

Ora 15:29
Charles III mbërrin në Pallatin Buckingham, përlotet kur dëgjon turmat që brohorasin 'Zoti e ruajt Mbretin'


Mbreti Charles III i emocionuar  dhe i zhytur në mendime buzëqeshi mes lotëve dhe përshëndeti turmën e dashamirësve të mbledhur jashtë portave të Pallatit Buckingham pas shpalljes së tij Mbret zyrtarisht sot, ndërsa njerëzit vazhdojnë të bëjnë homazhe në kujtim të nënës së tij të dashur, Mbretëreshës Elizabeth II pas vdekjes së saj.

Dashamirësit  pritën orë të tëra për një dalje të monarkut, i cili u bë automatikisht Mbret pas vdekjes së nënës së tij Mbretëreshë të enjten, por u shpall zyrtarisht sot nga Këshilli i Aderimit në Pallatin e St James.

Gruaja e tij Camilla, Mbretëresha Consort mbërriti në pallat pas burrit të saj rreth 90 minuta më vonë, duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur turmën.

Ora 14:29
Si do të ndahen 560 milionë euro që Elizabeth II la trashëgimi! Harry 'me dhimbje koke', Kate Middleton fatlume! Ja vendimi për Meghan Markle

Si do të ndahen 560 milionë euro që Elizabeth II u la trashëgimi fëmijëve dhe nipërve të saj? Një gjë është e sigurt, që princ Harry nuk do të gëzojë asnjë qindarkë. Mediat britanike kanë mësuar se princi rebel që pas martesës së tij me Meghan Markle dhe u largua drejt SHBA-së duke hequr dorë nga kurora, nuk është i përfshirë në testamentin e mbretëshës.

Ndonëse sipas ligjit testamenti i mbretëreshës do të mbahet sekret për 90 vite, mediat në britani kanë arritur që të mësojnë disa detaje. Sipas “Star” dhe “International Business Time” , Mbretëresha ka ndryshuar testamentin gushtin e kaluar duke hequr nga lista princ Harry-in, por edhe fëmijët e tij Lillibeth Diana lindur në 2021 dhe Archie, në 2019. Në fjalimin e tij të parë, edhe mbretit Charles III u duk sikur do të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj djalit të tij. Charles III tha “unë i shpreh dashurinë time për Harry-n dhe Meghan-in teksa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë vendit."

Shumë i kanë interpretuar si fjalë diplomatike, por edhe një thirrje për të vazhduar jetën jashtë Britanisë së Madhe.

Trashëgimia e mbretëreshës përfshin jo vetëm milionat dollarë që mori Elizabeta II, por edhe 85 milionët që ajo mori me vdekjen e Nënës Mbretëreshë, Elizabeth Bowes-Lyon, dhe në 12 milionët e marra pas vdekjes së bashkëshortes së saj, Princit Philip Duka i Edinburgu.. Së fundi, 300 bizhuteritë personale të Mbretëreshës, sipas thashethemeve do t'i kalojnë vetëm Kate Middleton, gruaja e Princit William dhe vajzës së tyre Charlotte. Bëhet fjalë për bizhuteri që janë rubin, diamante, perla dhe flori.

Harry dhe Meghan gdhendën një brazdë me monarkinë gjatë viteve të fundit të Elizabeth. Ata hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore dhe u transferuan në Kaliforni. Ata dhanë dorëheqjen si anëtarë të lartë të familjes mbretërore në një mënyrë të bujshme. Më pas situata u përkeqësua. Intervista e dhënë ekskluzivisht për Oprah Winfrey tregonte për racizmin ndaj Meghan në Shtëpinë Mbretërore. U deshën të gjitha artet diplomatike të Mbretëreshës për të kaluar krizën. Pas vdekjes së mbretëreshës, ende nuk dihet nëse Meghan do të marrë pjesë në funeralin e mbretëreshës me bashkëshortin e saj.

Ora 12:19
Shpallet zyrtarisht mbret i Britanisë, ja deklarata e Charles para Këshillit të Aderimit! Falenderoi bashkëshorten e tij Kamilën

 

Pasi u shpall zyrtarisht Mbreti Charles III, në deklaratën e parë zyrtare në Këshillin e Aderimit, ai e nisi fjalën duke folur për vdekjen e “nënës së tij të dashur, Mbretëreshës”.

“E gjithë bota më ka shprehur përkrahjen dhe dhimbjen për humbjen që kemi pësuar të gjithë.”

Charles u shpreh se është ‘thellësisht i vetëdijshëm për detyrat’ ​​që ai duhet të kryejë tani.

“Nëna ime dha një shembull dashurie të përjetshme dhe shërbim vetëmohues. Mbretërimi i nënës sime ishte i pashoq në kohëzgjatjen dhe përkushtimin e saj.

Jam thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat dhe përgjegjësitë e mësha të sovranitetit që kanë kaluar tani mbi mua.

Ai ka falënderuar dhe bashkëshorten e tij Kamila.

“Jam thellësisht i inkurajuar nga mbështetja e vazhdueshme e gruas sime të dashur”, tha Charles.

Ora 11:26
Këshilli i Aderimit shpall Mbretin Charles III sovranin e ri! Princi William dhe Mbretëresha Camilla nënshkruajnë deklaratën, ja çfarë po ndodh

1662802010_KeshilliiAderimit1.png

Princi William dhe Mbretëresha bashkëshkorte Camilla nënshkruajnë deklaratën teksa Këshilli i Aderimit ka shpallur Charles Mbret.

Me zhvillimin e Këshillit të Aderimit, Princi i Uellsit ishte i pari që nënshkroi shpalljen, i ndjekur nga Queen Consort, Camilla.

Këshilli, i cili po transmetohet në televizion për herë të parë në histori, shpalli zyrtarisht Charles III Mbret.

Ora 11:07
Ceremonia e shpalljes së Charlles III, Këshilli i Aderimit bën njoftimin zyrtar të vdekjes së Mbretëreshës

 

Presidentja e Këshillit të Mbretërisë së Bashkuar, Penny Mordaunt njoftoi zyrtarisht vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II gjatë ceremonisë së shpalljes Mbret të Charles III.

Ora 10:52
(Detajet) Lamtumira e mbretëreshë Elizabeth II! Asnjë datë për funeralin e monarkes! Pritet të varroset në Kështjellën Windsor

1662662344_skynewsqueenobitqueenkingcharles5616084770x433.png

Ndërsa një epokë e re lind në Britani, aranzhimet për një lamtumirë përfundimtare për Mbretëreshën Elizabeth II janë duke u zhvilluar. Pas një mbretërimi rekord, monarkja vdiq në rezidencën e saj Balmoral në Skoci të enjten. Djali i saj, Mbreti Charles III, ka kërkuar që të mbahet një periudhë zie mbretërore nga e premtja, 9 shtator, deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës, sipas një deklarate të Pallatit Buckingham.

Data e funeralit do të konfirmohet "në kohën e duhur", thuhet në deklaratë. Ja çfarë mund të prisni të ndodhë në ditët në vijim.

Si do të kthehet arkivoli i Mbretëreshës në Londër?

Aktualisht po bëhen përgatitjet që trupi i saj të transportohen në Londër. Arkivoli fillimisht do të largohet nga Balmoral, vendstrehimi rural skocez i Mbretëreshës, për në Pallatin e Holyroodhouse në Edinburg. Prona është rezidenca zyrtare e monarkut britanik në Skoci.

Më pas ka të ngjarë të udhëtojë në procesion drejt Katedrales St Giles të Edinburgut, ku Mbretëresha do të pushojë përpara se të zhvendoset në Londër. Ne ende nuk e dimë saktësisht se si arkivoli do të udhëtojë në jug; rrugët janë të disponueshme si me hekurudhë ashtu edhe me ajër.

Si mund të bëjë publiku respektin e tyre?

Precedenti historik sugjeron se një herë në Londër, Mbretëresha ka të ngjarë të shtrihet në shtetin në Westminster Hall, pjesa më e vjetër e Pallatit të Westminster.

Arkivolet e monarkëve të kaluar janë mbështetur në një platformë të ngritur - ose katafalkë - në mes të sallës, të ruajtura gjatë gjithë orës nga njësitë e truprojës së sovranit, rojeve të këmbës ose të regjimentit të kalorësisë shtëpiake.

Nëna Mbretëreshë ishte anëtarja më e fundit e familjes mbretërore që shtrihej në shtet në sallë (dhe vetëm bashkëshortja e dytë mbretërore që iu dha nderi) në 2002. Me atë rast, nipërit e saj - Princi Charles, Princi Andrew, Princi Eduard dhe Viscount Linley - morën pjesë në roje, në atë që quhet jozyrtarisht "Vigjilja e Princave". Djemtë e Mbretit Xhorxh V gjithashtu qëndruan roje në gjendjen e tij të shtrirë. Pallati ende nuk ka konfirmuar se kush mund të marrë pjesë në rojën e Mbretëreshës. Arkivoli ka të ngjarë të qëndrojë atje për disa ditë dhe është në këtë pikë që anëtarët e publikut do të jenë në gjendje të kalojnë para platformës dhe të shohin arkivolin e monarkut. Mijëra pritet të qëndrojnë në radhë, me disa që mund të flenë jashtë gjatë natës në një përpjekje për të bërë nderimet e tyre. Një shërbim për nder të Mbretëreshës Elizabeth II mbahet në Katedralen e Shën Palit në Londër të premten.

Si mund të duket funerali i Mbretëreshës?

Si monarke, Mbretëreshës Elizabeth do t'i jepet automatikisht një funeral shtetëror i financuar nga publiku. Ai do të zhvillohet në Westminster Abbey diku në dy javët e ardhshme, megjithëse dita e saktë do të konfirmohet në kohën e duhur. Abacia u themelua në vitin 960 pas Krishtit nga murgjit benediktinë dhe është një nga monumentet më të njohura në Londër. Shpesh ka qenë mjedisi për momente historike mbretërore si kurorëzimi, dasma dhe funerale gjatë gjithë viteve.

Ku do të varroset Mbretëresha?

Pas shërbimit funeral të Mbretëreshës, arkivoli i saj do të bëjë udhëtimin e tij të fundit nga Londra dhe drejt Windsor. Destinacioni i tij është Kapela tashmë e njohur e Shën Gjergjit brenda territorit të Kështjellës Windsor. Aty u mbajt shërbimi përkujtimor i Princit Philip, si dhe raste më të gëzuara si dasma e nipërve të Mbretëreshës.

Ora 10:24
Çfarë është Këshilli i Aderimit dhe roli i rëndësishëm që ka për zyrtarizimin e Charles si mbret

1662798519_badd5f2eb4d6486482f31fb0aab2b1e3.jpg

Charles është tashmë mbret - ai automatikisht u bë i tillë me vdekjen e nënës së tij. Mirëpo, Këshilli i Aderimit kryen një rol ceremonial, pasi do të jetë ai që do të shpallë zyrtarisht emrin e monarkut të ri.

Në të marrin pjesë anëtarë të Këshillit Privy (një grup politikanësh të lartë që këshillojnë zyrtarisht monarkun), mbledhje e cila do të ndahet në 2 pjesë. Charles do të jetë i pranishëm vetëm për të dytën.

Në pjesën e parë deklarohet e vdekur mbretëresha, emri i mbretit të ri dhe dokumenti i firmosur i cili do të lexohet nga ballkoni dhe do të lexohet edhe në Belfast, Cardiff dhe Edinburgh.

Në pjesën e dytë,  Charles të japë një deklaratë personale, ai gjithashtu mund të thotë nëse kundërshton ndonjë nga betimet që i kërkohet të bëjë.

Kurorëzimi i tij jo domosdoshmërish bëhet menjëherë. Kjo pasi kaluan 16 muaj që nga vdekja e babait të mbretëreshës Elizabeth deri te kurorëzimi i saj në qershor 1953. Megjithatë, duhen thënë se këto janë formalitete, pasi Charles është tashmë mbret.

Ora 10:08
Charles III merr kurorën, çfarë pritet të ndodhë sot! Detajet nga ceremonia

Charles III do të shpallet zyrtarisht mbret ditën e sotme në një ceremoni në Pallatin St James. Kjo do të jetë hera e parë që ky moment do të transmetohet në televizion.

Charles u bë mbret automatikisht në momentin që i vdiq e ëma, mbretëresha Elizabeth. Flamujt do të valëviten për 24 orë për të nderuar mbretin e ri, dhe më pas do të kthehen në gjysmështizë. Në Pallatin St James', 200 nga ministrat më të vjetër, 14 diplomatë, mbajtës të funksioneve të mëdha shtetërore do të kenë një takim. Mbreti do t’u bashkohet më pas, ku do të jetë takimi i tij i parë në rolin e ri. Mbreti Charles do të shoqërohet nga gruaja e tij, Camilla, dhe trashëgimtari i fronit, William.

Charles do të bëjë betime dhe deklarata të ndryshme për vdekjen e nënës së tij. Pasi kjo të ndodhë, teksti i shpalljes për të cilën është rënë dakord do të lexohet nga një ballkoni në Pallatin e Shën James. Në kohët e kaluara, përpara se të ekzistonin mediat sociale, ky ishte momenti kur njerëzve do t'u thuhej zyrtarisht se monarku i mëparshëm kishte vdekur dhe kush do të ishte sovrani i ardhshëm.

Deputetët e lartë betohen për besnikëri ndaj mbretit Charles III në Dhomat e Parlamentit. 

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opionisti: 10/09/2022 15:18

    Do kete zgjedhjr per mbreteri e bashkuar kyrse chalers eshte monarku i a nglise jo e bashkar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja