Epoka e re, sekretari amerikan i
mbrojtjes Mattis takim në NATO

Epoka e re, sekretari amerikan i<br />mbrojtjes Mattis takim në NATO
Bruksel- Ministrat e mbrojtjes së NATO-s janë mbledhur në Bruksel. Ky është takimi i parë me sekretarin amerikan të mbrojtjes James Mattis.

Mattis pritet të rikonfirmojë përkushtimin e SHBA në Aleancë, duke kujtuar këtu edhe komentet e presidentit Trump kundër NATO-s

Por po ashtu pritet që ai të përçojë kërkesën e Trump ku presidenti sheh të domosdoshme që shtetet anëtare të NATO-s të paguajnë më shumë.

Takimi vjen pas shqetësimeve se SHBA do të forcojë marrëdhënien me Rusinë.

Po ashtu takimi vjen pas raporteve ku thuhet se Rusia ka shkelur një marrëveshje për kontrollin e armëve historike duke vendosur një raketë të re dalje në det, e një fakt të tillë Kremlini e ka hedhur poshtë.

Komentet e Trump, se SHBA nuk mund të mbrojë aleatët të cilët nuk kontribuojnë në mnëyrë të barabartë në NATO kanë shqetësuar shumë BE, veçanërisht shtetet pranë kufirit me Rusinë.

Manjati është kritik ndaj Aleancës, duke e përshkruar atë si "të vjetëruar".

Por në prag të takimit të së mërkurës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është treguar i gatshëm për të punuar me SHBA.

Ndërsa ai mbërriti në Bruksel, u shpreh se ishte "absolutisht i sigurt se mesazhi nga ky takim do të jetë një mesazh i unitetit trans-atlantike ... dhe një angazhim shumë i fortë i Shteteve të Bashkuara në NATO".

Redaksia online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri