Epopeja e Sali Berishës (Pjesa e pare)

Epopeja e Sali Berishës (Pjesa e pare)
Poezia e Arben Dukës e shkruar posaçërisht për "Shqiptarja.com".

(PJESA E PARE)

Jo SHQUPIN të marrësh,
por dhe Ministrinë,
o Sali nxirraku,
s'e ngrë dot partinë!
 
Dhe NATOS t'ja marrësh,
zyrat në Bruksel,
nga gropa e zezë,
kurrë dot nuk del!
 
Ju në çdo veprim,
shfaqni hajvanllëk,
dhe SHQUPIN e morrët,
veç për karshillëk!.
 
Po juve vërtetë,
jini ulërimë,
sa u katandisët,
ju mjafton një vrimë!
 
Pas asaj përmbysje,
pas asaj shuplake,
s'do t'u bënin punë,
as Kullat Binjake!
 
Dhe kështu në gropë,
vdisni për t'u dukur,
ndaj vodhët pa turp,
një shtëpi të bukur!
 
Aty vërtetë zyrat,
do t'i keté halldupi,
po ajo godinë,
do të quhet SHQUPI!
 
Do të quhet SHQUPI,
nga A-ja tek ZH-ëja,
se ka histori,
më sumë se PD-ja!
 
Po në fund të fundit,
s'është ndonjë hata,
janë ca mure tulle,
me bojë e suva!
 
Janë ca mure tulle,
me bojë e suva,
merre se s'na plasi,
merre o xhaxha!
 
Po ne e dimé mirë,
miku im i vjetër,
se problemi është,
tek selia tjetër!
 
Aty nuk janë gjurmët,
e ndonjë legjende,
janë ato që quhen,
zakonisht taxhende!.
 
Edhe për taxhendet,
ti je i sprovuar,
me qindra të tilla,
i ke nënëshkruar!
 
S'besoj që t'ja hedhësh,
more ujk i murmë,
nuk ka krim të pastër,
gjithmonë mbeten gjurmë!
 
Gjithmonë mbeten gjurmë,
jo veë me të vrarë.
po ti për t'i fshehur,
kokën r'e ke ëarë!
 
Se e ke menduar,
vedin të paprekshëm,
në  atë karike,
gati i përjetshëm!
 
Ka thënë xha Shefqeti ,
"Tek kjo botë jallane,
ngrysesh si piperkë,
gdhin si patërxhane!"
 
Në njëzetë e tre,
dhe ty kjo të gjeti,
ka qënë burrë i ndritur,
këtej xha Shefqeti!.
 
Sepse xha Shefqeti,
është këtej nga ne,
sojin tënd e bëri,
kashtë e kallame!
 
Sojin tënd e bëri,
kashtë e kallame,
poet-partizani,
për ne Promethe!
 
Poet partizani,
për ne Promethe,
u gdhënd në flori,
me një Epope!
 
Po neve nga dora,
ta morëm pushtetin,
dhe për partizanët,
dhe për xha Shefqetin!
 
Se po të qe gjallë,
me gjithë këtë zgjyrë,
më keq dhe nga unë,
do t'u kishte grirë!
 
Do t'u kishte grirë,
keq more damblla,
se për këtë punë,
qe krye usta!
 
Po ti o i shkarë,
dot nuk e kupton,
gjithë burrat e lartë,
janë nga ana jonë!
 
Janë nga ana jonë,
heronjtë dhe dëshmorët,
tek ty janë legenat,
edhe puthadorët!
 
Me ne është Fan Noli,
Luigj Gurakuqi,
me ty mender mbreti,
edhe Pollo Kuqi!
 
Me ne Buletini,
edhe Bajram Curri,
më thuaj tek ju,
veç një emër burri!
 
Ismail Qemalin,
e kemi tek ne,
ti ke veç Topallin,
dhe Bujon atje!
 
Ne kemi Avniun,
që shtriu Esatin,
me ne janë të gjithë,
ndaj hëngre të gjatin!
 
Do flas si Kokëdhima,
Sali-biri im,
Çdo pisllëk që bëje,
ta mbanim shënim!
 
Si nuk e kuptoje,
veç të ishe rrotë,
Çdo pisllëk që bëje,
përkthehej në votë!
 

Vijon nesër Pjesa e Dytë
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë