Njëri nga të plagosurit në Kavajë Eqerem Kazazi, është arrestuar në vitin 2012, pasi në cilësinë e dëshmitarit ai ka mashtruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, teksa dëshmonë në gjyqin kundër të pandehurve të “Bandës së Durrësit”. Urdhëri për arrestimin e tij e ka dhënë prokurori Anton Martini, i cili pasi ka konstatuar ndryshimin e thënieve të dëshmitarit Kazazi ka kërkuar nga policia që ai të arrestohej për veprën penale të “Dëshmisë së rreme”.
Mirëpo për këtë akuzë, Kazazi vetëm u hetua dhe më pas u çua si i pandehur në gjykatën e Tiranës, pasi në dhjetor të 2012 çështja kundër tij u pushua për shkak të amnistisë së shpallur nga parlamenti.Kazazi ishte thirur në gjykatë si dëshmitar në vrasjen e shtetasit Marsel Sotiri.Arrestimi i Kazazit i cili dëshmoi për rastin e vrasjes së Marsel Sotirit, u krye me urdhër të prokurorit Anton Martini, menjëherë pasi ai mbylli dëshminë e tij dhe la sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda ku ishte thirrur për të dëshmuar në proces.
Shkak për arrestimin u bë ndryshimi i dëshmisë së Kazazit në gjykatë, nga deklarimet e tij të dhëna në datat 8 prill e 16 maj 2006, para hetuesve dhe dy prokurorëve të çështjes, Anton Martini dhe Sokol Malaj.Në momentin e shoqërimit nga agjentët e policisë, së dëshmitarit Kazazi ai shprehu habinë për arrestimin, duke u justifikuar me fjalët: Nuk i mbaj mend ato që kam thënë se kanë kaluar disa vite". Ky pretendim nuk qe bindës për prokurorin Martini, i cili në 2012 urdhëroi arrestimin e Kazazit.
Njohja me Berishën
Në 2006 Kazazi ka pranuar njohjen me Lulëzim Berishën nëpërmjet një mikut të vëllait të tij. Po kështu ai ka pranuar shitjen e makinës "Golf 2", Ermir Dervishit për 2 milionë lekë të vjetra
Makina
Makina “Golf 2” rezulton të jetë përdorur në atentatin e parë ndaj Marsel Sotirit, ku ai mbeti i plagosur dhe u vranë shokët e tij Viron Curri e Arjan Paja.
-Sajmir Kurti ish- drejtori i zyres se Punes
Autori i plagosjes në Kavajë, shtetasi Saimir Kurti, njihet si një prej mbështetësve të kryebashkiakut Elvis Rroshi dhe pjesë e strukturave të PS-së në Kavajë. Po kështu, mësohet se Kurti ka mbajtur edhe postin e ish-drejtorit të Zyrës së Punës në këtë qytet. Ai ka dhënë dorëheqjen në 19 mars 2014. Kurti e konsideroi si shpifje, denoncimin e Partisë Demokratike, sipas të cilës ai ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Drejtori i dorëhequr, theksoi se nuk ishte e vërtetë që ai ishte në kërkim për kontrabandë madje tha se do ta ndiqte gjyqësisht shpifjen.

(Saimir Kurti)

(Erkid Kazazi)
Djali i Eqeremit Erkid Kazazi është aktualisht kryetar i Forumit Rinor të PD-së Kavajë
Redaksia online
(S.M/Shqiptarja.com)
