Qytetit të Fierit prej dy orësh i mungon uji i pijshëm. Erërat e forta kanë dëmtuar përcjellësit elektrikë duke i këputur dhe mësohet se është e vështire lidhja e tyre ose hipja në shtyllë për shkak të stuhive.

Defekti elektrik në pompat e furnizimit me ujë ka ndodhur Kafaraj, nga furnizohet edhe Fieri.

Për riparimin e defektit po punojnë specialistët e ujësjellësit dhe në ndihmë të tyre është vënë edhe OSHEE.

Ajo ka dërguar një grup specialistësh në ndihmë të stacionit të pompave në Kafaraj.

Probleme ka patur në serat në Zharzë dhe Frakull, ku dëmet janë të mëdha për shkak të shkatërrimit të mbulesave prej plastmasi.

Në Zharzë janë dëmtuar rreth 12 hektarë sera, ndërsa në Frakull 30 hektarë.

s.k.Shqiptarja.com