Era e fortë dëmton 100 hektarë të mbjella në Imshtë të Lushnjes, fermerët: Dëmi, i madh! Braçe: Duhet të merremi me ndryshimet e klimës, por bëni vetëm lavde, thoni që gënjej për t'i marrë vendin Fridës

Moti i keq me erë të fortë që ka përfshirë vendin  ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë. Në Imshtë të Lushnjes janë dëmtuar rreth 100 hektarë të mbjella me shalqi. Fermerët shprehen se dëmet janë të konsiderueshme pasi janë dëmtuar plotësisht plastmasën e serave dhe po ashtu edhe fidanët. Në këto kushte fermerëve i duhet të zëvendësojnë plastmasën dhe deri në 50 % te bimëve te mbjella.

"I ka prishur era sot. Kam hedhur 2 mln lekë investim. Bimët janë dëmtuar nga era. Shteti nuk na ndihmon fare, nuk e di ça do bëjmë", thotë një fermer.

"Është bërë dëm shumë i madh. Plastmasi është grisur. Bima po na thahet. Nuk po dimë ça të bëjmë, plastmasi duhet zëvendësuar nga  e para. Po bën dhe ftohtë, vështirë se mund të shpëtojnë bimët", shprehet një tjetër.

Specialisti i bujqësisë, Stavri Mita shprehet se dëmet janë mjaft të mëdha dhe se po bëjnë të pamundurën për rikuperimin e dëmit pasi mbi 60 % e të ardhurave vjetore në zonë vijnë nga shalqiri.

"Të gjitha parcelat e mbjella me shalqi e pjepër janë dëmtuar maksimalisht. Kam folur me fermerët që të riorganizohemi dhe njëherë e të blejmë fidanë, plastmasë. Kemi 150 hektarë shalqi të mbjella. Janë dëmtuar fidanët, ato që janë mbjellë diku te 10 ditë më parë", u shpreh ai.

Deputeti Erion Braçe ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar, duke theksuar se thirrjet e tij për t'u marrë me ndryshimet klimatike, nuk janë dëgjuar nga qeveria. Ai kritikon qeverinë se ajo që bëhet janë vetëm lavde dhe se çdo gjë shkon mirë, ndërsa atë e akuzojnë se 'gënjen për t'i marrë vendin Fridës'.

Përveç dëmeve ekonomike, kjo situatë do të ndikojë edhe në daljen me vonesë në treg të prodhimit të shalqirit për këtë vit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
Dëmet në bujqësi nga era e fortë në Lushnjë, Braçe: Nuk merren me ndryshimet e klimës, por bëhen vetëm lavde

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar lidhur me dëmet e shkaktuara nga era e fortë në bujqësi në Lushnjë. Në facebook, Braçe thotë se fermerët janë të dëshpëruar si pasojë e humbjeve të mëdha, ndërsa thekson edhe njëherë nevojë për të adresuar nproblemet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Por pavarësisht thirrjeve të tij, Braçe akuzon se ato që bëhen janë vetëm lavde.

"IMSHTE/Bubullimë, Lushnje. Dëmi nga era e tmerrshme sot! Tunelet e shalqi të rrënuara thuajse fare!  Nuk di! Te premten pas së enjtes së Kuvendit, e kam ditën e territorit, por jo si kjo e sotmja. Nga Toshkezi në Imshte, një erë e tmerrshme që vijoi për ore të tëra, ka dëmtuar thuajse të gjitha tunelet e shalqirit; ka dëmtuar rendë edhe serat e vreshtave, kultura e re në këtë zonë. Nuk kam pare bujq me te dëshpëruar se sot; s’di ç’te them!! Kam kaq muaj që them se duhet të merremi me ndryshimet e klimës; Të mbrohemi prej tyre e të bëjmë dëmet të pagueshme! Askush nuk të dëgjon! Veç lavde lavde lavde, veç jemi mirë, jemi mirë, jemi mirë! Gënjen Erioni se do ti zërë vendin Fridës! Urdhëroni, shihini tani; 26 gradë temperatura, shpejtësia dhe fuqia e erës nuk di sa ishte, por ky është demi!", shkruan Braçe.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 24/04/2022 11:22

    Nje avaz kane keta ! Ke bere sigurimin e prones ? Nqse jo, kujt i kerkon te te shlyeje demet ? Nuk po ndodh per here te pare kjo !!!

    Përgjigju
  • Vlore: 22/04/2022 21:27

    O Brace leri llafet po oriento fermeret drejt sigurimit te demit per shkaqe natyrore.se skemi faj ne te tjeret qe leket per investime tju a shperndaje Qeveria atyre qe pesoine gjithmone deme per te njejtat gjera.Kohe e keqe e permbytje larg qofte dhe termet.

    Përgjigju
    • Hekuran: 22/04/2022 22:26

      O Braçeeee Mblidh veten o njeri Se je ber bezdia e gjith dynjase Paske bo thirrje per marrje masash per ndryshimet klinaterike.. Karagjoz

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut