Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Krujë, në lagjet Abaze dhe Boje, si dhe në vendgrumbullimin e mbeturinave në Kameras.
Në lagjen Abaze, zjarri vijon në zonën e Kroit të Madh. Atje, banorët kanë nisur të marrin masa duke larguar fëmijët, të moshuarit dhe sendet me vlerë. Helikopterët janë larguar, ndërsa situata nuk duket e mirë për shkak të erës së fortë që po favorizon përhapjen e zjarrit gjatë natës.
Situatë e njëjtë është edhe në lagjen Boje, ku zjarri vijon të jetë aktiv.
Ndërkohë, është riaktivizuar vatra në vendgrumbullimin e mbeturinave në Kameras.
Në të tria vatrat po ndërhyhet nga toka me mjete dhe njerëz ndërkohë që era fryn me intensitet.
Lajmi kryesor:
Zjarr i përmasave të mëdha pranë Lundrës në Tiranë, 2 helikopterë në 'luftë' me flakët! Era e fortë vështirëson punën e zjarrfikësve në terren (VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA











