Moti i keq/ Reshje të dëndura dëbore në Korçë e Kukës, dhjetëra familje pa energji elektrike në disa bashki! Në Lezhë, era rrëzon pemën dhe dekoret festive

Moti i keq në vend me reshje dëbore e shiu dhe erë të fortë ka shkaktuar probleme në disa prej qarqeve. 

Korçë, ka pasur reshje të dendura, duke bërë që trashësia e dërborës në Dardhë që njihet si zonë turistike të arrijë deri në 40 cm, ndërsa në Mashkullore arrin deri në 1 metër. Si pasojë, rreth 466 familje në bashkitë, Ersekë, Devoll dhe Maliq kanë mbetur pa energji elektrike për disa orë derisa u rikthye në orët e mbrëmjes.

4 borëpastruese kanë punuar në Qafën e Qarrit, 3 në Dardhë dhe 2 në Voskopojë. Në të gjitha akset dhe segmentet rekomandohen goma dimërorë dhe në disa pjesë të këtyre segmenteve këshillohen drejtuesit e mjeteve të kenë me vete dhe zinxhirët.

Edhe në Kukës, dhjetëra fshatra të disa njësive administrative, si dhe të bashkisë së Hasit e Tropojës, kanë mbetur pa energji elektrike. Në disa prej fshatrave energjia është rithkyer gjatë orëve të pasdites. Sipas informacioneve, për shkak të dëborës, është bllokuar rruga Qafë Borje-Doganë. 

Lezhë, era e fortë që ka përfshirë rajonin që prej mesditës të së premtes, ka krijuar probleme edhe gjatë ditës së sotme (16 dhjetor). Si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar pema e Krishtlindjeve dhe vitit të ri, e vendosur në sheshin “Gjergj Kastrioti” si dhe ka pësuar dëmtime edhe dekori festiv.

Gjithashtu janë dëmtuar edhe linjat elektrike në disa zona por falë ndërhyrjes së OSHEE, u bë i mundur rikuperimi i shpejtë i dëmeve brenda një kohe të shkurtë me qëllim që mos të ketë ndërprerje të gjatë të energjisë elektrike. Probleme me qarkullimin e mjeteve janë regjistruar në shumë fshatra që janë prekur nga moti i keq. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:48
Trashësia e dëborës deri në një metër, bllokohen rrugët në fshatin Rovje të bashkisë Gramsh

1702749176_Trashesiaedebores2.jpg

Trashësia e dëborës deri në një metër ka sjellë bllokime të rugëve në fshatin Rovje të bashkisë Gramsh. Në disa zona nevojitet ndërhyrje pasi trashësia e dëborës është e madhe.

Ora 10:43
Reshjet e dëborës në Korçë, 2 mjete bllokohen në ‘kthesat e Barmashit’, u vijnë në ndihmë zjarrfikësit e Kolonjës

 

Korçë- Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy mjete kishin mbetur të bllokuar në zonën e quajtur kthesat e Barmashit për shkak të motit.

Forcat zjarrfikse të Kolonjës u erdhën në ndihmë. Sipas informacioneve qytetarët nk patën probleme.

Aktualisht në zonën e Kolonjës ka 4 borëpastruese, aksi nacional është i kalueshëm por këshillohen gomat dimërore.

Ora 08:50
Reshjet e dëborës, probleme edhe në qarkun e Kukësit, dhjetëra fshatra pa energji elektrike! Bllokohet rruga Qafë Borje-Doganë

 

Në qarkun e Kukësit, dëbora ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të segmentit rrugor Qafë Borje-Doganë. Ndërsa problem mbetet edhe furnizimi me energji elektrike në disa fshatra.

Konkretisht, ka probleme me furnizimin me energji elektrike në:

Njësia administrarive Bushtricë: fshatrat Kalis dhe Arrën

Bashkia Kukës: Fshatrat, Cahan, Mulaj dhe Dajç.

Njësia administrative Qendër Krumë

Njësia administravite Gjolaj: fshatrat Pogaj dhe Kishaj

Njësia administrative Gjinaj

Bashkia Has: fshatrat Shipshan, Kasaj, Astë dhe Padesh

Njësia administrative Tropojë e vjetër: fshatrat Zogaj, Kepenek, Kam dhe Çorraj

Njësia administrative Bytyq në bashkinë Tropojë

Ora 08:36
Korçë, trashësia e dëborës në Dardhë arrin në 40 cm, në Mashkullorë deri në 1 metër! Qindra familje pa energji elektrike në 3 bashki

 

Gjatë mbrëmjes së djeshme, qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës që kanë vijuar edhe gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Gazetari i Report Tv Armand Braho raporton se në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri më 40 cm, në Qafën e Qarrit 35 cm, në Voskopojë 30 cm,G jonomadh dhe Lubonjë 50 cm në Devollin e sipër 10 cm dhe në majën e Mashkullorës  dëborë arrin rreth 1 metër.

Ka vijuar puna gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve dhe kriposje edhe sot në mëmgjes borëpastrueset janë shpërndarë në terren.

4 borëpastruese ndodhen në Qafën e Qarrit,3 në Dardhë dhe 2 në Voskopojë.

Në të gjitha akset dhe segmentet rekomandohen goma dimërorë dhe në disa pjesë të këtyre segmenteve këshillohen drejtuesit e mjeteve të kenë me vete dhe zinxhirët.

Për pasojë, ka probleme me energjinë elektrike në 3 të qarkut, konkretisht, në Ersekë, Devoll dhe Maliq.

Potgozhan 200 familje pa energji

Gjyres Bradvice 24 familje pa energji.

Prenisht dhe Vithkuq 124 familje pa enegji.

Rehovë 57 familje pa energji.

Gjionç Prodan, 61 familje pa energji.

B.V/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar