VLORË- Moti i keq, me erë të fortë ka rrëzuar një pemë duke dëmtuar një fider.
Për pasojë kanë mbetur pa energji disa fshatra.
"Për pasojë të motit të keq dhe erës së paqëndrueshme është rrezuar një peme duke dëmtuar linjën 10Kv duke dëmtuar fideri R1 N/st Radhimë. Pa energji mbeten zonat 'Tragjas, Dukat fushë, Dukat fshatë dhe Llogara
Urgjenca e OSSHE-VLORE ka ngritur grupin e punës dhe po punon për të riparuar defektin", njofton OSHEE.
Komento