Era e keqe e gojës, specialistja: Problemi kryesor higjiena, ja ku duhet të tregoni kujdes (VIDEO)

Era e keqe e gojës është një problem që e vuajnë më shumë se 30% e njerëzve dhe ka një sërë shkaqesh që e sjellin atë.

E ftuar në “Rreze Dielli”, stomatologia Lorena Duri ka shpjeguar mekanizmin e prodhimit të erës së keqe të gojës, duke thënë se ka një sërë shkaktarësh që lidhen me ushqimet, sëmundjet nga të cilat mund të vuajë një person, por thekson se shkaku kryesor është higjiena e gojës.

Në gojë ndodh një reaksion kimik që çon në prodhimin e keqe të gojës. Shkaktarë ose fajtorë të këtij problemi janë disa baktere të cilat janë të lokalizuara në gojë, te gjuha dhe kanë sigurim ushqimi disa produkte të veçanta me bazë proteinike dhe sheqerore. Rezultati final, një produkt gazor çon në erën e keqe të gojës. Higjiena e përditshme e gojës është faktori kryesor që ka të bëjë me këtë problem. Një higjienë e mirë eleminon erën e keqe të gojës. Është e domosdoshme të respektohet larja e dhëmbëve 2 herë në ditë dhe të përdoret filli dentar.”shprehet stomatologia. 

Lorena Duri shton se nëse era e keqe e gojës nuk eleminohet duke patur kujdes në higjienën e përditshme të gojës, është e nevojshme të bëhet kontrolli te mjeku, pasi shkaku i erës së keqe të gojës mund të jetë një sëmundje e organizmit.

 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 26/12/2019 16:08

    Shum e vertet! Filli dentar osht edhe mo kryesor pasi heq gjith metjet të cilat me kalimin e kohës t grumbullume prishen. Osht i lloj dekompozimi lokal. Kto metje shkaktojn prob edhe mo t rona . Pranej fill-dentar pas cdo ngronie dhe n fund i t lame.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh