Ende pa marrë në dorë celsat e Champs-Elysees, një nga sfidat më të vështira të presidnetit të ri Emmanuel Macron iu parashtrua mungesa e përfaqësimit politik dhe përballja me një vend thellësisht të përcarë.
Partia En Marche e Macron e cila ka një vit që është krijuar do t’i duhet të zgjedhë pa u vonuar kandidatët, përpara zgjedhjeve parlamentare që mbahen më 11 dhe 18 qershor. Bëhet fjalë për një sfidë të rëndësishme për partinë që synon të bëhet forca e parë, por që aktualisht nuk ka asnjë ulëse në Parlament.
Por Macron deri më tani ka treguar se di të fitojë dhe të rrëmbejë simpatinë e të gjithëve.Ai u pa jo vetëm si frymëmarja e BE pas rritjes së forcave populise por duket se është rilindja e vetë politikës franceze.
Por politika franceze dhuron gjithmonë surpriza, dhe rrjedhja e madhe duket se nis nga Partia Socaliste e Hollande e cila sipas sondazheve ka pësuar rënie të popullariteteit me vetëm 9%.Ish kryeministri Manuel Valls është i pari i cili konfirmoi se zgjedhjet e qershorit nuk do të jetë më pjesë e PS, por do të bëhet pjesë e partisë Republique En Marche të presidentit Macron.
“Do të jem kandidat i mazhorancës presidenciale dhe dua t'i bashkohem lëvizjes së re” u shpreh ish-kryeminsitri i cili po ashtu ka ftuar shumë deputetë që të votojnë Macron.“Partitë e vjetra po vdesin ose kanë vdekur, Partia socialiste ka vdekur, nuk kanë vdekur vlerat dhe historia e saj por tashmë është e shkuar.
Të gjithë ata që do t'i bashkohen projektit të Macron duhet të përkushtohen” tha Valls.
'La Republique En Marche' është lëvizja e re politike e sapokrijuar nga Macron cka e coi 39 vjecarin në krye të Elisesë.
Partia e re lindi me objektivin për t'i dhënë presidentit mazhorancën parlamentare.
Redaksia online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO