Të gjithë prisnin që në ceremoninë e hapjes së "Botërorit" Era Istrefi së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith të performonin në stadiumin e Rusisë, por nuk ndodhi kështu. Ama një gjë është e sigurtë dhe e ka paralajmëruar edhe vetë këngëtarja shqiptare që në finalen e "Botërorit" të tre këngëtarët do të këndojnë para gjithë botës.

Ndërkohë që finalja po afron edhe Era është shfaqur shumë e emocionuar për këtë gjë. Këngëtarja shqiptare ka shpërndarë një foto të stadiumit ku shkruan: "Shihemi shumë shpejt Rusia”.

(Foto e publikuar nga Era Istrefi)