Era Istrefi “lodhet” nga fansat:
Mos më pyesni më për këtë gjë

Era Istrefi “lodhet” nga fansat:<br />Mos më pyesni më për këtë gjë
Era Istrefi duket se është lodhur nga pyetjet e fansave të saj të cilët janë të interesuar vazhdimisht të dinë se kur ajo do të lançojë këngën e re.

Ajo gjatë një postimi në Instagram tregon një certifikatë mirënjohjeje që këngëtarja ka marrë nga kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti me motivacionin e përfaqësimit të Prishtinës nëpër botë.  

Teksa është shprehur mjaft e lumtur për këtë surprizë që i është bërë, Era nuk ka ngurruar të tregojë po në të njëjtin postim se është lodhur nga pyetjet e të gjithëve lidhur me faktin se kur do të lançohet kënga e saj e re. “Boll mo me “ku është kënga, se ma keni teshë. Në furrë është”, – ka shkruar ylli i “Bon Bon”, duke na lënë të kuptojmë se shumë shpejt do të kemi një këngë të re prej saj.

postimi i eres
(Postimi i Erës)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni