Era Rusi nën "torturë”...!

Eh, e bukura kushton gjithmonë shumë shtrenjtë! Prandaj edhe shumë artistë, ashtu si Era Rusi në këtë fotofrafi, janë të detyruar durojnë një kalvar të ëmbël vuajtjesh në dhomat e grimit pak minuta para se të dalin në publik. Por nëse jemi mësuar të shohim grimin dhe rregullimin e flokëve në dy procese të ndryshme, Era pëlqen të “torturojë” veten me kënaqësi. Sikur të mos mjaftonte një dorë, Era Rusi paralelisht po grimohet dhe rregulon flokët, prandaj edhe i duhet të durojë. Këngëtarja duket gati e ngrirë në vend, e përqendruar totalisht në këtë proces gati artistik, ku siç thotë edhe populli duhet të kesh një durim të kalitur mirë. Ajo që duket qartazi në foto është se me grimin po merret një mashkull, ndërsa me flokët një femër, të cilët ndoshta janë edhe njerëzit që kurojnë gjithmonë imazhin e Era Rusit para se ajo të shfaqet nëpër koncerte apo ekran.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit