Era Rusi: Nuk e harron lehtë dashurinë e parë

Era Rusi: Nuk e harron lehtë dashurinë e parë
Ka spikatur që në daljet e para në skenë dhe Era Rusi është tashmë një këngëtare me një vokal krejt të veçantë dhe unik. Do të studionte për muzikë në Greqi dhe Amerikë, por do të rikthehej përsëri në Shqipëri. Në këtë intervistë ekskluzive për THASH&THEM, bjondja simpatike flet për projektet e saj të ardhshme në muzikë, si dhe për bashkëpunim shumë vjeçar me kompozitorin e mirënjohur Adrian Hila. Fituesja e çmimit të dytë në festivalin e RTSH- së dhe përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Mesdhetar vjen me një stil ndryshe nga ai i baladave, që ajo ka kënduar për publikun e saj të dashur. “Feeling” është hiti i ri që Era do të nxjerr së shpejti në treg dhe që sipas saj është një këngë shumë verore. Në këtë intervistë ajo flet edhe për dashurinë e saj të madhe… e cila është?!

Era do të nxirrni së shpejti një këngë të re, do të jetë kjo një këngë verore?

Kënga që do të publikoj së shpejti titullohet “Feeling”, ka një super ritëm veror, sa “hot aq edhe cool” . Jam e sigurt se do të pëlqehet.

Kujt ia keni besuar këtë herë realizimin e saj?

Prej disa kohësh produksionet e këngëve të mia i’a kam besuar kompozitorit shumë të suksseshëm Adrian Hila. Ai ka intuitë dhe vizion të jashtëzakonshëm në lidhje me atë çfarë kërkon tregu në një moment të caktuar dhe çfarë është e përshtatshme per mua…dhe intuita e tij nuk ka gabuar asnjëherë. Teksti i këngës “Feeling” është shkruar nga Olti Curri, i cili pasi dëgjoi muzikën i erdhi një feeling paksa ndryshe (qesh) ç’ka e shprehu në vargjet që ju do ti dëgjoni e shpresoj ti këndoni…

Do ta shoqëroni me një klip?

Patjetër që kënga do të shoqërohet me një videoklip, të cilin do t’a sponsorizojë kompania prestigjoze ABCOM. Kënga fillimisht do të promovohet në radio dhe paralelisht po punojmë për të realizuar videoklipin në Maqedoni, si gjithmonë me të mirënjohurin Alexander. Ndërsa publikimin në median vizive ia kam besuar Televizionit Supersonic.

Mendoni që do të ketë suksesin e këngëve të mëparshme?

Kjo është një këngë ndryshe nga të tjerat. Jam e bindur që do të pëlqehet.

Jeni shpallur edhe fituese e cmimit te publikut te festivalit me te madh te videoklipeve ne trojet shqiptare, kujdeseni në çdo detaj për një projekt tuajin të ri?

Videoklipet janë pjesë shumë e rëndësishme e imazhit të një artisti, është normale që secili nga në kujdeset për detajin më të vogël. Unë jam munduar të jem gjithmonë vetvetja dhe kam përshtypjen se kjo është ajo që i ka pëlqyer publikut tek Era.

Përpos kësaj jeni cilësuar edhe si një këngëtare me një zë krejt të veçantë, si ju bën të ndiheni ky fakt?

Padyshim që ndihem shumë e lumtur që kjo veçori e imja, është evidentuar dhe vlerësohet. Ky është çmimi më i lartë për çdo këngëtar.

Është muzika dashuria juaj më e madhe në jetë, nisur edhe nga fakti që ju keni studiuar për muzikë?

Muzika është dashuria ime e parë (qesh), thonë se dashuria e parë nuk harrohet (qesh) ndaj dhe unë do vazhdoj të investoj për të cdo ditë.

Nëse nuk do të ishit këngëtare çfarë do të ishte Era Rusi?
Ma kanë bërë shpesh këtë pyetje por asnjëherë nuk arrij të gjej diçka që të më frymëzojë kaq shumë… të më lumturojë kaq shumë… të më lodhi kaq shumë… nuk arrij të mendoj për diçka me të cilën unë do të mundja të shprehesha kaq lirshëm…

Mendoni që studimet në këtë fushë kanë qenë një plus në karrierën tuaj muzikore?

Në fillim dija thjesht që kisha talent, shkolla më mësoi si ta kultivoj në mënyrë që të këndoj akoma edhe pas shumë vitesh.

Keni patur fatin të studioni në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë, si Amerikë, Greqi, etj, pse u kthyhet përsëri në Shqipëri?

“Home sweet Home” (qesh)

Mendoni që është e vështirë për një artiste shqiptare, të depërtoj në tregun muzikor botëror?

Mendoj se jashtë Shqipërisë, artistët e mëdhenj kultivohen nga kompanitë menaxheriale qëkur ata jane të vegjël. Këngëtarët e mëdhenj mund të vijnë nga hiçi por talenti dhe ambicia e tyre zhvillohen për vite me rradhë. Ndaj dhe ne mrekullohemi kur i shohim në skenë teksa performojnë në mënyrë perfekte duke kënduar, kërcyer, aktruar. Por ka edhe nga ata që bëhen të famshëm nga ndonjë reality shoë…pra shansi ekziston për të gjithë.

Jeni një këngëtare që nuk i “trembeni”, të kënduarit live çfarë emocionesh ju bën të ndjeni ky fakt?

Gjithmonë kam qënë dhe mbetem patriote e muzikës Live, madje edhe në ditët që kam pushim, nësë dua të dal shkoj gjithnjë në vëndet ku ka muzikë të mirë live. Emocionet që marr nga publiku nuk përshkruhen me fjalë, i harroj të gjitha dhe mbushem me dashuri…

Përpos kësaj jeni edhe një këngëtare që këndoni muzikën jazz, sa i njohur është jazzi në Shqipëri, sipas mendimit tuaj?

Në Shqipëri e kam praktikuar pak muzikën Jazz. Jam e mendimit se janë të pakët ata njerëz që dinë ta shijojnë vërtetë këtë lloj muzike që i përkasin kryesisht moshave mbi 40 vjeç, pra atyre që kanë jetuar kohët e arta të jazzit .

Ç’mendim keni për ato këngëtar/këngëtarë që këndojnë me playback?

Ka këngëtarë që këndojnë playback dhe këngët e tyre janë vërtet shumë të bukura, ka dhe nga ata që të lënë për të dëshiruar… E rëndësishme është që publiku di të përzgjedhë.

Si do ta cilësonit tregun muzikor në Shqipëri?

Tregu muzikor në Shqipëri ka qënë shumë kaotik por, jam e mendimit që gjërat po shkojnë në vendin e duhur dalëngadalë. Programet televizive dhe konkurimet live po luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së këngëtarëve dhe po sjellin e trajnojnë cilësi gjithnjë e më të mira. Në këtë mënyrë publiku edukohet dhe di të dallojë cilësinë në vokal e interpretim.

Keni miq të artistë?

I respektoj të gjithë artistët, secili ka individualitetin e vet në profesion. Por “mik” është fjalë e shenjtë për mua ndaj dhe kam pak të tillë.

Sa e ndjeni konkurrencën në art?

Nuk mund të them që e kam ndierë shumë…

Do të merrni pjesë në ndonjë nga festivalet e rëndësishme shqiptare këtë vit?

Sigurisht, jam duke u përgatitur për Këngën Magjike, i cili është një festival prestigjoz me nivele të krahasueshme me më të mirat ndërkombëtare. Jam krenare që jam pjesë e këtij festivali prej shumë vitesh..

Ka Era një këngëtar të preferuar?

Natyrisht që po, kam më shumë se një (qesh)

Në cilin zhanër muzikor ndiheni më komode?
T
ek baladat dhe Pop&Rock.

Le të ndalemi pak tek përditshmëria si është një ditë e zakonshme e Era Rusit?

Tani në verë e përditshmja është pak sa e cuditshme (qesh). Zgjimi gjithnjë vonë, sidomos nësë kam qënë në punë një mbrëmjë më pare. Nëse të gjithë shkojnë në pishina ditën, unë duhet të shkoj natën (qesh). Kur nuk punoj dëshiroj të qëndroj me familjen time, darkave gjej gjithnjë kohën për shoqërinë, me pëlqen të shkoj në plazh, të lexoj, e adhuroj detin dhe diellin.

Merreni me ndonjë aktivitet sportiv?

Tani në verë asgjë përveç notit, (qesh).

Keni menduar për pushime?

Jo. Sivjet jam munduar ta alternoj punën më pak pushime ditore, pasi kam qënë shumë e ngarkuar me aktivitete.

Çfarë do të presim nga Era në shtator?

Në 21 Shtator hapim sezonin e ri në “Cavaliero Live”… mezi po pres ta shoh sallën plot dhe të këndojmë së bashku me publikun. Ky është sezoni i pestë që une jam në Cavaliero dhe tashmë jemi si një familje e madhe. Atmosfera e mrekullueshme e cila më ka munguar! Gjithashtu kam edhe plane të tjera por do të doja t’ia lija shtatorit…

Keni menduar të sillni një album muzikor, apo do të vazhdoni të publikoni vetëm hite?

Do vazhdoj të realizoj e publikoj këngë te reja, mendoj se është më e mira për momentin.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0