Erand Sojli: Më ka mbetur zemra tek 'Portokalli', 'Xhixh Merimongën' do ta rikthej së shpejti

Atë e njohim si “Denoncuesi”, “Mantanxheri”, “Xhixh Merimonga” apo si “Naqja” , personazhe që sot nuk i mungojnë vetëm publikut por dhe vetë aktorit të mirënjohur. Erand Sojli ishte sot i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV ku ka folur pikërisht për karakteret që vetë ai solli në jetë përgjatë karrierës 10 vjeçare në spektaklin e përjavshëm të humorit “Portokalli” ku nuk është më pjesë prej rreth 1 viti e gjysmë. I pyetur se kush i mungon më shumë Sojli u përgjigj:

Të them të drejtën Xhixh Merimonga më mungon. Por e kam në projekt ta ritkhej bashkë me Kreshnik Ibrahimin në Gjermani.  Projekti i rradhës pas komedisë që do të kem në New York në 28 korrik është pikërisht të kem një shfaqje me Kreshnikun, pra "Shqiptari dhe Kosovari " le të themi. Janë 2 shqiptarë që nuk merren vesh

Erand Sojli, aktor

Sojli ndërkaq ka folur edhe për spektaklin e humorit në të cilin ishte pjesë që në krijimin e tij e deri vitin e kaluar. 

E kam ndjekur Portokaliinë. Unë e dua atë dhe më dhemb. Është një nga spektaklet i cili i ka kthyer buzëqeshjen shqiptarëve. I dua kolegët e mi që kam patur dhe di ngarkesën e të rinjve që janë tani. Është një ngarkesë e cila nuk është kollaj të përballohet, ashtu si di edhe fuqinë e realitetit këtu. Ndoshta kur dolëm ne në fillim, të dielave nuk qarkullonin njerëz nëpër rrugë . tani konkurohen fuqishëm dhe nuk konkurohen nga një art i ngjashëm, por konkurohen nga lajme dhe kjo e rëndon shumë jetën e audiencës, aq sa nuk i lë vend buzëqeshjes. si të them që jam pjesë e atij spektakli edhe kur nuk jam. Më dhemb çdo lloj kritike.

Erand Sojli, aktor

I pyetur nëse mendon një rikthim në “Portokalli”, Erand Sojli tha se zemra e tij ka mbetur tek ai spektakël që i pati risjellë buzëqeshjen shqiptarëve.

E mendoj pse nuk e mendoj. E mendoj se është si puna e tifozit, unë jam me Tiranën edhe kur ajo bie në kategori të dytë. Më ka ngelur zemra sepse është një produkt që rregullon raportin psikologjik - social te shqiptarët. Do doja të kontribuoja me të njëjtën fuqi. Nga Portokalllia kanë lind të gjitha këto spektakle, që nuk e konkurojnë njëra tjetrën por i bëjnë shumë mirë publikut. Kishim një shikueshëmëri nga 18 deri në 88, tani këto spektakle i kanë ndarë.

Erand Sojli, aktor

I pyetur ndërkaq se cilin nga 2 spektaklet do të preferonte për tu rikthyer “Portokalli” apo “Apartamenti 2XL”, Sojli u tregua mjaft i sinqertë duke thënë se do të zgjidhte atë që do ti bënte ofertën më të mirë.

Unë te Apartamenti 2XL shkova me qëllim që të bëja Grand Hotel 2XL dhe producenti Turi, ma dha këtë mundësi. Do shkoja atje ku të ishte rroga më e madhe sepse aty ku jam unë e bëj si dua unë. Nuk mund ta di vendin sepse kështu si është bërë jeta këtu, duhet të garantoj jetësën dhe të jap kontributin tim në mënyrën se si e shoh, atje ku ka hapësirë që unë të jap më shumë.

Erand Sojli, aktor

Erand Sojli prej disa muajsh e ndan jetën e tij mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai erdhi në Tiranë për të zhvilluar audicione për shfaqjen muzikore që po përgatit me kompozitorin Valentin Veizi të titulluar “Vagonat prej letre” ndërsa në 28 korrik do të shfaqë në NeëYork komedinë “Romancë në diktaturë”, me skenar të vetë Sojlit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët