Erdhi me biçikletë nga Fushë Kruja në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari me kallashnikov, nuk dihen qëllimet (VIDEO)

Një 18-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke qarkulluar me kallashnikov dhe një krëhër me municion luftarak.

Barom Maksutaj 18 vjeç, banues në Fushë-Krujë, është ndaluar në vendin e quajtur "Ura e Gjolës", teksa ishte duke lëvizur me biçikletë. Mendohet se ai ka ardhur nga Fushë Kruja në Tiranë me biçikletë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet kallashnikovi dhe një krëhër me municion luftarak.

Mbetet ende e paqartë se ku e gjeti kallashnikovin dhe nuk dihen qëllimet. 18-vjeçari akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 19/03/2022 10:39

    Sigurisht për ta mbrojtur km bq nga protestat….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj