Erdoğan: Turqia e gatshme për të
vazhduar luftën kundër terrorizmit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka theksuar se qeveria qendrore e Irakut me hapat e hedhura së fundmi ka pastruar pothuajse gjithë Irakun nga organizata terroriste DEASH, duke shtuar se Turqia është e gatshme për të vazhduar çdo luftë të përbashkët.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka theksuar se qeveria qendrore e Irakut me hapat e hedhura së fundmi ka pastruar pothuajse gjithë Irakun nga organizata terroriste DEASH, duke shtuar se Turqia është e gatshme për të vazhduar çdo luftë të përbashkët.
"Të gjithë ne i dimë shqetësimet në rajon. Kemi pasur bisedime të gjëra edhe mes delegacioneve, ku kemi vlerësuar hapat që mund të hedhim në proceset e mëpasshme në fushat politike, ushtarake, por edhe ato ekonomike, tregëtare dhe kulturore", ka thënë Erdoğan pas takimit me kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi në rezidencën presidenciale në Ankara.
Duke vënë në dukje se nuk kanë ndryshuar qëndrimin kundër vendimit të Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut (ARK) për referendumin e paligjshëm dhe se që në fillim kanë qenë në favor të integritetit territorial në Irak, Erdoğan theksoi: "Edhe pas kësaj, ne do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është e pamundur që ta pranojmë këtë, ku pavarsisht se herë pas here kemi bërë edhe paralajmërime, nuk ka pasur ndonjë zhvillim pozitiv për këtë dhe ne jemi detyruar të vendosim disa sanksione. Me hapat që kanë hedhur së bashku Turqia, Irani dhe Iraku, besoj se kemi ardhur në një pikë pozitive".
Ndër të tjera, Erdoğan uroi rindërtimin e të gjitha rajoneve që kanë përjetuar rrënime në Irak.
"Edhe ne shpresojmë se do të japim mbështetjen tonë sipas mundësisë që kemi. Do të hedhim hapat e nevojshëm edhe për paqen dhe qetësinë e rajonit", tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan./AA
Redaksia Online
a.dr/shqitarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.2%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 1414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Hapet Vila 31 e Enver Hoxhës si rezidencë për artin shqiptar e të huaj, Rama ironizon: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist'! Do përdoret për çdo gjë që kishte tmerr ish-diktatori
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37