Erdogan 'kërcënon' terroristët:Do
ju godasim me strategji të re
Erdoğan u shpreh se Turqia pret që pjesa e ngelur e operacionit "Dega e Ullirit" në Afrin të vazhdojë më shpejt, pasi kodrat strategjike në rajon janë pastruar nga terroristët. "Pasi aktualisht ushtarët tanë kanë pastruar në masë të madhe nga terroristët kodrat mbizotëruese në rajon, presim që pjesa e ardhshme e operacionit të vazhdojë më shpejtë me lejen e Zotit", tha Erdoğan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi arritjet e operacionit ushtarak në rajonin e Afrinit në veriperëndim të Sirisë, duke njoftuar se 415 kilometra katrorë aktualisht janë marrë nën kontroll dhe se mbi 1.800 terroristë janë neutralizuar, raporton Anadolu Agency (AA).
"Kemi neutralizuar 1.873 terroristë dhe kemi nën kontroll një sipërfaqe prej 415 kilometrash katrorë", tha Erdoğan duke folur në një takim me krerët provincialë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në kryeqytetin Ankara.
"Do ta vazhdojmë me një strategji të re operacionin pasi ta rrethojmë së shpejti qendrën qytetit të Afrinit dhe të ndërpresim kontaktet e jashtme të terroristëve", tha presidenti i Turqisë.
Erdoğan u shpreh se Turqia pret që pjesa e ngelur e operacionit "Dega e Ullirit" në Afrin të vazhdojë më shpejt, pasi kodrat strategjike në rajon janë pastruar nga terroristët. "Pasi aktualisht ushtarët tanë kanë pastruar në masë të madhe nga terroristët kodrat mbizotëruese në rajon, presim që pjesa e ardhshme e operacionit të vazhdojë më shpejtë me lejen e Zotit", tha Erdoğan.
Ndër te tjera, presidenti turk theksoi se ushtarët turq janë duke shkatërruar fortifikimet që organizata separatiste terroriste ka përgatitur për sulme kundër Turqisë. "Së pari do ta pastrojmë Munbixhin nga terroristët dhe pastaj do të vazhdojmë rrugën derisa ta bëjmë tërë perëndimin e Eufratit të sigurt për ne dhe vëllezërit tanë sirianë", shtoi Erdoğan.
Më 20 janar, Turqia nisi operacionin "Dega e Ullirit" për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë. Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.
Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.2%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 8805
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi', Basha fton emigrantët: Vota juaj mundësi historike për t’i dhënë fund tranzicionit e për të çelur një kapitull të ri për Shqipërinë
11 Janar, 19:20
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej drejtuesve të automjeteve
11 Janar, 19:02
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Atentati në Vlorë më 18 dhjetor, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla
11 Janar, 18:45
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30