Erdogan akuza për Bashkimin
Europian: BE po na humb kohën

Erdogan akuza për Bashkimin<br />Europian: BE po na humb kohën
Presidenti  Erdogan gjatë një interviste të dhënë për BBC-në ka hedhuar akuza mbi Bashkimin Europian.

Erdogan është shprehur se Turqia po humb kohën e saj, duke pritur që BE ta pranojë, ndaj këta të fundit duhet ta ndajnë mendjen.

Ne jemi ende në pritje për të parë se çdo të bëhet, në lidhje me anëtarësimin tonë në BE. Kjo pritje po na humb kohën, ndaj do të ngushëlloheshim edhe sikur të thonin se nuk janë në gjëndje të pranojnë Turqinë në Bashkimin Europian. Pastaj, ne do të fillojmë me planin tonë B dhe C”, u shpreh presidenti turk.

Më tej Erdogan theksoi se tani shumica e turqve nuk duan më BE-në, pasi kanë parë qasjen e saj ndaj vendit të tyre.

Shumica e turqve nuk e duan BE-në dhe besojnë se qasja e saj ndaj Turqisë është jo e sinqertë. Gjithsesi, ne do të vazhdojmë të jemi të sinqertë me BE-në edhe për pak kohë, në pritje të një përgjigje finale prej tyre”, tha Erdogan.

Presidenti turk mohoi edhe akuzat se ka burgosur 150 gazetarë, duke thënë se vetëm dy njerëz me kartëvizita shtypi, janë në burg.

Të jemi korrektë. Askush nuk është burgosur për gazetari në Turqi. Nuk është e vërtetë se janë burgosur 150 gazetarë, madje mund t’ju them se vetëm 2 njerëz me kartëvizita shtypi janë në burg, por edhe ata janë burgosur prej të bërit gazetari”, tha Erdogan për BBC.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës