Erdogan akuzon OKB-në:
Sirianët u braktisën

Erdogan akuzon OKB-në:<br />Sirianët u braktisën
STAMBOLL - Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, akuzoi Këshillin e Sigurimit në OKB si mbështetës indirekt të shtypjes që regjimi i Bashar al-Assad është duke realizuar ndaj kundërshtarëve të tij.
“KS është duke qëndruar “duarkryq”, ndërsa sirianët janë duke u masakruar në mënyrë të përditshme”, tha Erdogan.
Ndërkohë, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Nassir Abdulaziz al-Nasser, deklaroi se i ka kërkuar ndërmjetësit të paqes, Kofi Annan, që të raportojë mbi ecurinë e biseidmeve të paqes.
Asnjë datë nuk është caktuar ende, por Nasser sugjeroi 13 prillin, pasi të skadojë në 10 prill afati për tërheqjen e forcave nga qytetet kryesore.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri