Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi presidentin e SHBA Joe Biden se i ka "duar të përgjakura" për shkak të mbështetjes së Uashingtonit për fushatën e bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës.
"Ju po shkruani historinë me duart tuaja të përgjakshme. Ju na detyruat ta themi këtë. Ne nuk mund të heshtim më", tha Erdogan në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv duke iu drejtuar Biden.
Turriqa po përpiqej prej disa muajsh të rregullonte marrëdhëniet me Uashingtonin, por deklartat ae Erdogan janë akuzat më të rënda që ai i ka drejtuar Biden që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë.
"Sot pamë nënshkrimin e Biden mbi shitjet e armëve në Izrael," tha Erdogan duke iu referuar raporteve të mediave amerikane për një dërgesë të re armësh të miratuar nga administrata e Biden.
"Territoret palestineze janë të mbytura nga persekutime, vuajtje dhe gjak, si shumë territore të tjera që humbën paqen me fundin e Otomanëve. Dhe ju po e mbështesni atë", tha Erdogan.
Sulltan Erdogan,kemi ndonje lajm nga fronti kurd,po nga ai i brendshem ? Sa veta ke denuar deri tani me burg te gjate deri te perjetshem sepse nuk deshen qe Turqise t'i mbetej ne dere nje diktator teokrat si ju?
Përgjigju