Erdogan:BE po rrezikon europianët
me qëndrimin e saj ndaj Turqisë

Erdogan:BE po rrezikon europianët<br />me qëndrimin e saj ndaj Turqisë
TURQI-Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Bashkimi Evropian me qëndrimin që është duke mbajtur ndaj Turqisë po rrezikon të gjithë stetasit evropian.
 
Gjatë një fjalimi në Ankara, presidenti turk është shprehur se asnjë evropian nuk do të mund të eci i sigurt më në rrugë nëse BE-ja vazhdon të mbaj të njëjtin qëndrim armiqësorë ndaj Turqisë.
 
I drejtohem edhe një herë evropianëve. Turqia nuk është një shtet që mund të sfidohet, kur luhet me nderin, ku ke të drejtë t’i dëbosh ministrat. Mbarë bota po ndjek nga shumë afër se çfarë po ndodh. Nëse do të vijoni me të njëjtin qëndrim, nesër, asnjë evropian, asnjë perëndimor nuk mund të hedh një hap i sigurtë, i qetë në rrugë, askund në botë”, u shpreh Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara.
 
Këto deklarata vijnë në një moment ku  marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së janë tensionuar ndjeshëm në javët e fundit pas ndalimit nga ana e autoriteteve  të disa takimeve elektorale pro-Erdogan ku do të merrnin pjesë ministra turq në Gjermani e në Holandë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë