Presidenti i Turqisë kërkon që bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE, të cilat kanë ngecur, të vazhdojnë. Përndryshe, Turqia do t'i kthejë kurrizin Evropës, deklaroi ai.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan kërkon t'i kthejë kurrizin Bashkimit Evropian, po të mos rifillojnë bisedimet e anëtarësimit, të cilat kanë kohë që kanë ngecur në vend. BE nuk ka alternativë tjetër, veçse të hapë tema të tjera në negociata, tha Erdogani.
"Mirupafshim, po të mos e bëjnë", u shpreh Erdogani në drejtim të BE. Vendi i tij nuk ka se ç'të diskutojë me BE, për aq kohë sa Bashkimi Evropian nuk u përmbahet premtimeve të tij.
Erdogani iu referua hapjes së të ashtuquajturve negociata të anëtarësimit me BE, në kuadër të të cilave diskutohen tema të caktuara si ekonomia, drejtësia ose të drejtat e njeriut. Në qershor 2016, BE pati hapur një kapitull për çështje financiare dhe të buxhetit, siç qe rënë dakord në kuadër të marrëveshjes për refugjatët.
Por që atëherë, marrëdhëniet midis të dyja palëve janë ftohur gjithnjë e më shumë, për shkak të mënyrës së veprimit të qeverisë turke kundër opozitarëve, pas dështimit të puçit në korrik si dhe referendumit të diskutueshëm për kushtetutën.DW
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com