Në deklaratën e publikuar nga Presidenca e Turqisë, u theksua se Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Putin.
Në deklaratë u theksua se në bisedën mes Erdoğanit dhe Putinit është nënvizuar normalizimi i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.
"Presidenti Erdoğan dhe Putin, kanë nënvizuar rëndësinë për marrjen e hapave të nevojshme për gjallërimin e marrëdhënieve bilaterale, gjithashtu edhe bashkëpunimi kundër krizave politike, ekonomike dhe njerëzore në rajon. Putin, gjatë bisedës duke e dënuar sulmin terrorist mizor në Stamboll, i ka përcjellë ngushëllimet për të gjithë popullin turk presidentit tonë. Gjithashtu të dy liderët kanë theksuar përkushtimi në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe se kanë rënë dakord që të qëndrojnë në kontakte për realizimin e një takimi midis tyre", thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës së Turqisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com