Erdogan bisedë telefonike me
Merkel, intensifikim të dialogut

Erdogan bisedë telefonike me<br />Merkel, intensifikim të dialogut<br>
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet presidenciale, në bisedën telefonike janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Erdogan ka uruar Merkelin me rastin e fillimit të punës së qeverisë gjermane dhe rizgjedhjes së saj në detyrën e kancelares.

Dy liderët kanë riafirmuar vendosmërinë për ta intensifikuar dialogun dhe bashkëpunimin mes Turqisë dhe Gjermanisë dhe kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër migrimit ilegal dhe në lidhje me refugjatët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë bisedës është potencuar nevoja e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, ndërsa është përmendur edhe rëndësia e Samitit të BE-së që do të mbahet në Varna më 26 mars.

Presidenti Erdogan e ka informuar kancelaren gjermane në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, të cilin Turqia është duke e zhvilluar kundër grupeve terroriste në Afrin të Sirisë.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë