Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një bisedë telefonike me Vladimir Putin, i i bëri thirrje për një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare për civilët pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Erdogan vuri në dukje rëndësinë e një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës, zbatimin e paqes dhe përmirësimin e kushteve humanitare në rajon”, tha zyra e tij.
“Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin”, shkroi në Twitter të dielën zyra e presidentit turk.
Ai shtoi se Putin dhe Erdogan ranë dakord për mbajtjen e raundit tjetër të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll.
Lajmi kryesor:
Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini










