Presidentët e Rusisë dhe Turqisë sot filluan bisedimet për frenimin e dhunës së përtërirë në veriperëndim të Sirisë dhe mbase zgjerimin e marrëveshjes për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore nga ana e Ankarasë.
Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqishëm këtë marrëveshje pasi thonë se sistemi rus paraqet rrezik për armatimin e NATO-s, pjesë e së cilës është edhe Turqia.
Bisedimet mes Erdoganit dhe Putinit po zhvillohen në Soçi të Rusisë.
Erdogan i tha Putinit se dëshironte të diskutonte bashkëpunimin e në fushën e mbrojtjes, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA.
"Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB -së na pyetën veçanërisht për çështje të caktuara. Ne u përgjigjem duke thënë se nuk është e mundur që të kthehemi prapa nga veprimet që kemi marrë. Unë veçanërisht e besoj këtë: është me rëndësi të madhe për ne që të vazhdojmë në forcimin e lidhjeve Turqi-Rusi", i tha Erdogan, Putinit.
Turqia bleu sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400 në vitin 2019, duke nxitur kështu sanksione nga ana e SHBA-së kundër sektorit të mbrojtjes turke.
Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar për më shumë veprime kundër Turqisë nëse blen vazhdon me blerjen e pajisjeve.
Një çështje tjetër që pritet të diskutohet është edhe situata në Siri.
Zyrtarët turq thanë para takimit se Erdogan do t'i bënte presion Putinit për një kthim të armëpushimit të vitit të kaluar që i dha fund sulmit të ushtrisë ruse dhe siriane ndaj luftëtarëve të mbështetur nga Turqia në rajonin Idlib të Sirisë.
Udhëheqësi rus tha se negociatat me Turqinë ndonjëherë janë të vështira, por që të dyja vendet kanë mësuar se si të arrijnë kompromise./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë
22 Janar, 08:44
-
Turqi/ Zjarri në resortin e skive, 79 të vdekur! Hoteli nuk kishte sistem alarmi, Flakët shpërthyen në kuzhinën e hotelit! Arrestohen 9 persona, përfshirë pronarin
22 Janar, 07:59
-
Dita e parë e mandatit të dytë të Trump/ Cenkollari: Nisi me goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm! Demiraj: Pas inaugurimit, Putin bisedoi me presidentin kinez për koordinim
21 Janar, 21:32
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Turqi/ Zjarri përfshin resortin e skive, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur! Dyshime se erdhi nga restoranti! Erdogan shpall 22 Janarin ditë zie kombëtare: Shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit (VIDEO)
21 Janar, 07:40
-
Në rrugët e Moskës, kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk do të sjellë një fund të shpejtë të konfliktit në Ukrainë
18 Janar, 10:43
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll
17 Janar, 14:29