Erdogan çon Turqinë në zgjedhje të parakohshme më 24 qershor

Presidenti I Truqisë Recep Tayyp Erdogan, ka deklaruar ditën e sotme se vendi do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 24 qershor, një vit para zgjedhjeve të parashikuara sipas Kushtetutës në Turqi.

Ditën e djeshme, kreu i Partisë Lëvizja Nacionaliste në Turqi, Devlet Bahçeli, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme më 26 gusht të këtij viti, ndërkohë presidenti Erdogan i pyetur ditën e djeshme për këtë kërkesë të opozitës, u shpreh se do të zhvillonte një takim me kreun e opozitës dhe më pas do të vendoste.

Opozita i kërkoi zgjedhjet e parakohshme pas ndryshimeve Kushtetuese të kaluara me votimin e referendumit në Turqi më 16 prill 2017, ku u ndryshuan 18 nene në mënyrë që vendi të kalonte nga Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale.

Zgjedhjet e njëkohshme parlamentare dhe presidenciale për mandatin pesëvjeçar në pajtim me ndryshimet e reja kushtetuese ishin planifikuar të zhvilloheshin në nëntor të vitit 2019.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion