ANKARA - Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan ka denoncuar "grushtin ushtarak", që dy ditë më parë ka bërë të dorëhiqet presidenti egjiptian, Mohammed Morsi, duke kritikuar “hipokrizinë" e vendeve perëndimore për sa i përket një ngjarjeje “kundër demokracisë".
"Kudo që ndodhin grushtet e Shtetit janë një gjë e shëmtuar, janë qartësisht kundër demokracisë: ai që llogarit forcën e armëve apo mjetet e komunikimit nuk mund të ndërtojë demokracinë, demokracia ndërtohet në zgjedhje", ka shpjeguar Erdogan, duke akuzuar Perëndimin "se ka dështuar në testin e sinqeritetit": "Më vjen keq, por demokracia nuk i pranon të dyja peshat në të dyja përmasat", citon Erdogan, TM News.
Kryeministri turk, i cili nga zgjedhja e tij në 2002 ka bërë gjithçka për të reduktuar bndikimin e forcave të armatosura mbi politikën turke - ka ftuar së fundi egjiptianët të nxjerrin përfundimet e grushtit ushtarak të shtetit në Turqi: "Çdo grusht shteti pa përjashtim ka bërë të humbasin dekada për vendin; ka paralizuar ekonominë, i ka kushtuar mjaft shtrenjtë vendit dhe brezave".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com