Erdogan deklaratë të fortë për
Palestinën: S'do të heqim dorë ...!
"Ne nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e së drejtës së Palestinës dhe Kudsit, sepse Izraeli nuk e dëshiron atë. Ne nuk do të lejojmë krijimin e një shteti terrorist në Siri, sepse Amerika ka llogari të tjera. Ne nuk do të qëndrojmë spektator në ndarjen e Irakut në bazë të sektit dhe origjinës", tha Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga mbrojtja e së drejtës së Palestinës dhe Kudsit, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ne nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e së drejtës së Palestinës dhe Kudsit, sepse Izraeli nuk e dëshiron atë. Ne nuk do të lejojmë krijimin e një shteti terrorist në Siri, sepse Amerika ka llogari të tjera. Ne nuk do të qëndrojmë spektator në ndarjen e Irakut në bazë të sektit dhe origjinës. Ne kurrë nuk do të jemi spektatorë dhe të heshtur për qëndrimet e BE-së, NATO-s apo të një vendi tjetër që do të jenë në kuptimin injorues ndaj vendit dhe popullit tonë", ka deklaruar presidenti Erdoğan në kongresin e AK Partisë në qytetin Yalova.
Presidenti Erdoğan ka shpjeguar se teksa ofrojnë shërbime të rëndësishme në Turqi, gjithashtu ndjekin nga afër edhe zhvillimet në botë për shkak se Turqia nuk është një vend që ka vëmendjen vetëm tek 80 milionë njerëz në 81 qytete të saj, por "ajo ndjek nga afër me shpresë të gjithë bashkatdhetarët, të shtypurit dhe personat që ndajnë të njëjtën fe në një gjeografi të gjerë duke përfshirë edhe rajonin e saj".
Përballë kësaj situate na rriten edhe më shumë përgjegjësitë, është shprehur Erdoğan, duke theksuar: "Sepse ne nuk kemi të drejtë të themi 'çfarë më duhet mua' nga tirania e ndodhur në Siri, apo në Irak dhe Kuds privatësia e të cilit është sulmuar dhe ku shumë vende i kanë kthyer shpinën. Ne nuk mund ta bëjmë këtë. E njëjta situatë vlen edhe për të shtypurit në Ballkan, Kaukaz, Turkistan e deri në Arakan, e në çdo vend ku ka rënkime".
"Nuk do të heqin dorë nga ky qëndrim dinjitoz. Ashtu sikurse më parë jemi ndodhur pranë vëllezërve tanë në Bosnje, ashtu sikurse kemi dhënë mbështetje për vëllezërit tanë në Kaukaz, ashtu sikurse nuk kemi lënë vetëm vëllezërit tanë në çdo anë të botës, ne edhe sot e bëjmë këtë dhe gjithashtu edhe në të ardhmen do ta bëjmë më fort dhe më me vendosmëri", është shprehur Erdoğan, duke theksuar se kurrë nuk do të heqin dorë nga ky qëndrim dinjitoz që është amanet i të parëve.
Presidenti i Turqisë ka shtuar më tej se "Këto komunitete që jetojnë në këto pozita gjeografike mund të ndodhen jashtë kufijve fizikë, por këto ndodhen pikërisht në mesin e kufijve të zemrës. Për këtë arsye çdo dorë që ngrihet mbi Kudsin, ne e konsiderojmë si të ngritur ndaj Stambollit".
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
77.8%
-
Jo
16.8%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 1045
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë
24 Korrik, 18:12
-
Rezultatet e Censit/ Karamelo: E papranueshme! Arben Llalla: Minoriteti grek ka dal pak se ikin jashtë dhe nuk shumohen si shqiptarët
24 Korrik, 18:01
-
NATO: Evropa do të duhet të jetë e përgatitur të lëvizë trupat në front në përgjigje të lëvizjeve ushtarake ruse nëse është e nevojshme
24 Korrik, 17:55
-
Lista 100% të hapura? Gjiknuri: Dakordësi vetëm për 2/3, ligji do jetë uniform për të gjitha partitë
24 Korrik, 17:52
-
Në burg për abuzim me fondet e BE në SASPAC, SPAK kontrolle në apartamentin e Ilir Beqajt në Vlorë! I hapin derën me forcë
24 Korrik, 17:34
-
Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiumet
24 Korrik, 17:30
-
Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige
24 Korrik, 17:21
-
Tiranë/ Arrestohet i riu, kanoste 60 vjecarin për t'i dhënë pasurinë
24 Korrik, 17:14
-
Reforma Zgjedhore, Lapaj dhe Mediu: Partive t’u lihet mundësia të zgjedhin nëse duan lista tërësisht të hapura
24 Korrik, 17:14
-
Vlorë, të huajt po blejnë apartamente në bregdet! Kërkesa rrit çmimet, shkon 4 mijë €/m2 te zona e Ujit të Ftohtë
24 Korrik, 17:09
-
Drafti për Zgjedhoren, Alibeaj: Pazari i radhës, mbyllën listat me 30%! Kandidatët s’kanë më mundësi për të thyer herësin
24 Korrik, 16:59
-
Peleshi: KAYO, shoqëria e parë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve me buxhet paraprak 3 milionë euro
24 Korrik, 16:54