Erdogan diskuton me Putinin detajet e vizitës së Assadit në Moskë

/ATSH-AA/ - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin zhvilluan sot një bisedë telefonike, njofton agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë theksohet se Putin ka informuar presidentin Erdogan në lidhje me vizitën që presidenti sirian, Bashar al-Assad kreu ditën e djeshme në Moskë.
Gjatë bisedës edhe Erdogan edhe Putin kanë shprehur shqetësimet në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri. Ndër të tjera janë shprehur edhe shqetësimet në lidhje me sulmet në Alepo dhe përreth tij, të cilat mund të sjellin edhe një valë të re të refugjatëve.
Presidenti Erdogan ka tërhequr vëmendjen për lidhjet me PKK-në dhe ka theksuar se Turqia i jep rëndësi luftës kundër të gjithë organizatave terroriste, duke përfshirë edhe ISIS-in.
Dy liderët gjithashtu kanë rënë dakord që të diskutojnë në mënyrë të detajuar të gjitha çështjet kur të takohen muajin e ardhshëm në samitin e G20-ës.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit