Erdogan -Gjermanisë:Mos ndërhyni
në punët tona të brendshme

Presidenti i  Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka drejtuar ditën e sotme një thirrje Gjermanisë, për të mos ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendit të tij.

“Askush nuk ka të drejtë të përfshihet në çështjet e brendshme të Turqisë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në Stamboll, duke ju përgjigjur një pyetje për mbi kritikat gjermane për situatën e të Drejtave të Njeriut në Turqi.

Berlini gjatë ditës së enjte reagoi në lidhje me arrestimin në Stamboll të aktivistëve për të Drejtat e Njeriut dhe e  paralajmëroi  një “riorientim” të politikës së tij ndaj Turqisë me masa që rrezikojnë  edhe penalizim ekonomik.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë janë përkeqësuar ndjeshëm muajt  fundit, ndërkohë shpesh herë liderët e të dyja vendeve janë shprehur të gatshëm për përmirësimin e tyre.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë