ANKARA- Kryeministri turk Rexhep Erdogan pretendon se Ankaraja ka prova që vërtetojnë se Izraeli fshihet pas grushtit të shtetit që rrëzoi nga pushteti presidentin egjiptian Mohamed Morsi. Lajmi është raportua nga e përditëshmja “Hurriyet”.
 
Shefi i ekzekutivit turk theksoi se “në demokraci, çdo rrugë tjetër përveç kutive të votimit është e jashtëligjshme”.
 
Erdogan tha se “Perëndimi kishte ripërcaktuar demokracinë si një proces që nuk është përcaktuar vetëm në kutitë e votimit, edhe pse ato përfaqësonjnë vullnetin e popullit".
 
“Kush fshihet pas këtij grushti? Izraeli”, shprehet i vendosur Erdogan, duke thënë se “kemi prova për të vërtetuar këtë gjë”.
 
“Ata të cilët organizuan grushtin e shtetit kanë injoruar vullnetin e popullit, dhe vranë brutalisht qytetarët e tyre”, ka shtuar Erdogan.
 
Kryeministri turk foli gjatë një takimi në selinë e partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila është në pushtet.
 
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)